Categories Lajme

Rama deri në Paris për furnizimin me ujë të Durrësit, integrimi në pikëpyetje, flet dhe për dialogun Kosovë-Serbi

Me ceremoni zyrtare, Presidenti francez Emmanuel Macron ka pritur në pallatin Elysse kryeministrin shqiptar Edi Rama për të zhvilluar një drekë punë për rreth 2 orë. Në fokus të takimit të thirrur nga vetë Macron kanë qenë marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe Francës dhe Plani Europian i Investimeve në Ballkan. Duke folur pas drekës me Presidentin francez, Rama zbardhi më shumë detaje nga takimi.

Rama: Ishte një ftesë e presidentit dhe ai dëshironte që të kalonte një drekë punë me mua për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale, ecurinë e programit të agjencisë francezë për zhvillim që është angazhuar në financimin e tre projekteve të rëndësishme, ku më i rëndësishmi është për finalizimin e gjethe punë për të përmbyllur investimet tErësorë në ujësjellësin e Durrësit dhe për të garantuar ujë 24 orë pa ndërprerje, ku presidenti e mori si angazhim pas tërmetit, së dytë për sistemin elektorenegjitik dhe një program për gratë dhe vajzat.

Sa i takon integrimit, Rama nuk ka arritur të marrë asnjë premtim nga Macron. Në të tilla kushte, kryeministri shqiptar tha se Shqipëria ka përmbushur detyrat për hapjen e negociatave dhe se caktimi i një date mbetet në dorën e vendeve të BE.

“Është një proces që vazhdon. E kam thënë dhe e pësëris që nuk ka asnjë sekret, sekreti më i madh publik është se ne i kemi bërë detyrat tona, situata do të varet brenda Këshillit Europian dhe dinamikat brenda vendeve të BE. Kjo është një gjë e ditur dhe nuk ka nevojë për tu zgjatur.”  E ndërsa në Kosovë pritet votimi i qeverisë Kurti 2, shefi i qeverisë shqiptare tha se nuk do të jetë ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama: Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, sepse unë jam palë dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë. Ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë të çojnë përpara dialogun, ashtu siç ato e mendojnë të arsyeshme. Nartyrisht, me gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë, sot dhe nesër, në Tiranë, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme për si të arrijme tek qëllimi, por qëllimi është absolutisht i njëjtë dhe unë jam palë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME