Categories Lajme

Rama dhe Soreca konferencë për mediat, përballen me faktet

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, ditën e sotme do të mbajnë një konferencë për mediat.

Tema kryesore e konferencës do të jetë progres-raporti i publikuar ditën e djeshme nga Komisioni Europian sa i përket përparimit të Shqipërisë në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kjo shihet dhe si një lloj përballje me faktet, pasi nuk do të ketë më opinione të caktuara nga Rama apo Soreca në lidhje me progresin e bërë.

Sot po ashtu do të zhvillohet edhe takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE).

Në këtë takim do të prezantohet “Raportit Vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë”. Fjala përshëndetëse do të mbahet nga Kryetarja, Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla.

Më pas do të jetë Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka si dhe Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian, për të informuar anëtarët dhe të ftuarit e përherëshëm të KKIE mbi hapat për ndjekjen e rekomandimeve të këtij raporti.

Një ditë më pare, Sipas raportit, sistemi i drejtësisë është deri diku i përgatitur. “Shqipëria ka vazhduar të zbatojë reformën tërësore në drejtësi, që ka çuar në përparim të mirë. Një moment i rëndësishëm ishte emërimi në fund të vitit 2020 i 3 anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese” – theksohet në raport.

Gjithashtu shtohet se SPAK dhe Gjykata për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar duhet të zhvillojnë më shumë aftësitë e tyre hetimore në ndjekjen e korrupsionit, “i cili mbetet një shqetësim serioz, sepse mbizotëron në shumë fusha të jetës publike e private”.

Edhe patronazhistët përmenden në progres-raportin e BE për Shqipërinë

“Sipas OSBE/ODIHR, mbetet shqetësim në lidhje me keqpërdorimin e burimeve dhe funksioneve shtetërore nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike, duke përfshirë akuzat e përhapura për blerjen e votës dhe rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale mbi preferencat politike të qytetarëve” – thuhet në raportin e Progresit të Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME