Categories Lajme

“Jam më krenar për ta tani pas zgjedhjeve”, Rama për patronazhistët: Po të mos ishin ata, nuk do ishim makineri e pathyeshme, por një “foltore”

Kryeministri Edi Rama tha se ishte më krenar tani pas zgjedhjeve për patronazhistët sesa ishte më parë. Ndaj tyre thuri elozhe duke shtuar se po të mos kishin qenë ata, nuk do të kishin qenë të aftë për të fituar zgjedhjet por do të ktheheshin në një “foltore”, duke thumbuar kështu edhe ish kryeministrin Sali Berisha.

Ndërsa shto ise nuk kishte pasur asgjë të keqe në punën që patronazhistët kishin bërë gjatë zgjedhjeve, psi sipas tij, kartat e identitetit nuk ishin dicka tepër private apo personale, sepse nuk përmbanin të dhëna sekrete të qytetarëve. Në raport-progresin e raportit të Komisionit Europian, përmendej keqpërdorimi i pozicioneve publike, duke u referuar tek patronazhistët. A jeni akoma krenar për patronazhistët dhe a do vazhdoni ti përdorni në zgjedhje?

Edi Rama: Mund të kenë emra të ndryshëm, patronazhimi është infrastruktura e një partie politike. Jam edhe më krenar se cfarë isha para zgjedhjeve. Pa ta nuk do të ishim një makineri e pathyeshme por do të ishim një foltore.

Raporti flet për pretendime që po hetohen, nuk flet për patronazhistët. Trajtohen deri në fund, nuk po zgjatem më tepër duke përsëritur se nuk ka pasur asnjë problem me asnjë të dhënë personale. Kur flet për kartë identiteti, flet për dicka që mban brenda të dëna sensitive.

Karta jonë nuk ka brenda asgjë, vetëm një numër që nuk tregon asgjë. Të dhënat e kartave kanë qenë në internet prej vitesh, Ato nuk janë të vlefshme dhe nuk duhen në punën e patronazhistëve.

Le ti hetojnë deri në fund pa asnjë problem. Jam më krenar se cfarë isha para zgjedhjeve. Do kishim marrë jo 74 po 77 nëse votuesit nuk do kishin votuar gabimisht në numrin e deputetëve duke dashur të votojnë partinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME