Categories Lajme

Rama dhe Veliaj i dorëzojnë çelësat e banesës së re familjes Toshi

Një tjetër shtëpi e dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit është rindërtuar tërësisht duke shënuar një premtim të mbajtur se familjet e prekura Vitin e Ri do e festonin në banesën e tyre të re.

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Erion Veliaj i dorëzuan ditën e sotme çelësat e shtëpisë tërësisht të re kryefamiljarit, Osman Toshi, i cili bashkë me familjen e tij në fillim të viteve ’90 u zhvendos nga Kukësi për në Tiranë për një jetë më të mirë.

Tashmë familja me 5 anëtarë ka lanë pas vuajtjet në banesën e vjetër 100-vjeçare duke u sistemuar në banesën e re me katër dhoma.
Por krahas rindërtimit të banesës, Bashkia e Tiranës mori përsipër edhe mobilimin e plotë të saj duke filluar që nga mobiljet, pajisjet elektroshtëpiake etj.

Kryeministri Rama vlerësoi ndërtimin e kësaj shtëpie dhe siguroi se të njëjtin fat do të kenë edhe familjet e tjera të dëmtuara.
Menjëherë pas tërmetit, Bashkia e Tiranës paralelisht me dhënien e dëmshpërblimeve për familjet që kishin dëmtime të pjesshme, nisi dhe rindërtimin e banesave të shkatërruara tërësisht, kryesisht në zonat rurale ku edhe cilësia e këtyre ndërtesave linte shumë për të dëshiruar.

Ishin me dhjetëra kompani të cilat iu përgjigjën thirrjes së kryebashkiakut Veliaj për të adoptuar një banesë, duke shënuar një nga operacionet më të suksesshme të rindërtimit të banesave para Vitit të Ri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME