Categories Lajme

Rama dialog me studentët e UBT-së: Arsimi ka më shumë probleme sesa 8 pikat e parashtruara

Në kuadër të protestës studentore që po zhvillohet në vend, kryeministri Edi Rama ka realizuar këtë të martë një takim me pedagogët dhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në fokusin e tetë kërkesave të parashtruara, kjo mbledhje është shoqëruar edhe nga debate midis kryeministrit Rama dhe studentëve.

ë një takim me pedagogët dhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, kryeministri Edi Rama ka diskutuar këtë të martë kërkesat e parashtruara të studentëve të UBT-së që janë njëkohësisht edhe të studentëve protestues, që sot janë futur në ditën e 15 të protestës së tyre.

Teksa takimi është zhvilluar midis debateve të vazhdueshme,kreu i ekzekutivit iu drejtua studentëve duke u thënë se në të vërtetë arsimi ka më shumë probleme sesa tetë pikat e parashtruara. Duke komentuar transparencën e titujve dhe të kërkimeve shkencore, si një nga tetë kërkesat e studentëve, Rama tha se qeveria e ka rritur buxhetin në arsim por sipas tij problemi real qëndron në përdorimin me efikasitet të parave.

Çdo doktorant duhet të udhëhiqet nga një profesor. Standardi më normal është 1 profesor me 3-4 doktorant. Kemi më shumë doktorantë për km/katrorë. Duhet të verifikojmë titujt se ka dhe me kopje. Problemi jonë është sesa i përdorim me efikasitet paratë tona. Sa i përket praktikave. Se di kush i ka shkruar 8 pikat. Për mua janë të rëndësishme se na sollën këtu. Ato do të plotësohen 1 për 1. Angazhimi i qeverisë është që ato do të adresohen. Ne do dalim me një dokument që do të ketë një pjesë për të gjithë njësoj. Dhe një pjesë për secilin universitet. Duke u nisur nga çfarë dëgjojmë këtu se s’do i shpikim.

Si do t’i plotësojmë në distancë? Në Instagram? Po ua kam thënë në Instagram. Qeveria e pranon sfidën për të plotësuar ato pika, por si kur qeveria thotë ‘eja t’i plotësojmë’ dhe studentët thonë ‘jo nuk vimë!’ Më shkruante dje një zonjë; ‘ore ça dialogu kërkon nga ata? Kam dy vite që kërkoj të dialogoj me dy që kam në shtëpi dhe ata nuk përgjigjen. Rrinë tërë ditën në telefon’. Mua të shkretin më keni bërë instagramist, duke dialoguar me shenja.

Edi Rama, Kryeministër
Nën fokusin e përgjysmimit dhe heqjes së tarifës së studimit, Rama e nënvizoi qëndrimin e qeverisë ndaj kësaj pike. Ai u shpreh se studentëve ekselentë dhe atyre të ardhur nga familje me nevoja ekonomike do t’iu paguhet plotësisht tarifa e studimit. Ndërsa për studentët e dobët, Rama u shpreh se do t’iu mundësohet përgjysmimi i tarifës, por me afat.

Kush merr 9 dhe dhjeta shteti ja paguan 100%, ai që merr 8-9 përse t’i paguhet 50? Shteti t’i paguajë më shumë, pse jo, por kush vjen nga familje me nevojë them t’ia paguajmë 100%. Por më fal, ti vjen në universitet me paratë e prindërve, pi kafe, këtu i shkatërruam disa kafe por që të themi të vërtetën, këtu kafet ishin më të shumta në numër se auditoret. Më pas ti do të t’i paguajë shoqëria provimet e mbetura dhe ti të mos dish asgjë.

Prandaj them që duhet komunikim sepse nga ky debat dhe shfaqjet e shqetësimeve nga media na rezulton se ka një numër studentësh që janë të verbër; atyre do t’ia paguajmë patjetër. Por më dëgjoni cfare po ju them. Ne kemi 100 e ca studentë në të gjithë Shqipërinë dhe unë them që t’i japim bursë të plotë dhe atyre të nëntave, duke arritur kështu numri i tyre në 1 mijë e ca. Edhe ato me katra dhe 5 ta marrin përgjysmimin me afat. T’i themi do të dalësh nga kjo situatë,dil…nëse nuk do, vazhdo, mund të rrish.

Edi Rama, Kryeministër
Rama risolli në vëmendje për studentët ekselentë ofrimin e 1000 vendeve të punës nëpër administratat e shtetit, ndërsa tha prerazi se qeveria do të shkarkojë të gjithë anëtarët e bordeve nëpër universitete.

Do t’i shkarkojmë të gjithë anëtarët e bordeve që i kemi vënë ne, do bëjmë thirrje për përfaqësi dinjitoze dhe do ti vëmë në borde si garant të këtij parti, historia plotëso kërkesat se unë po shkoj me pushime nuk funksionin, kërkesat do të plotësohen por këto do të monitorohen bashkërisht, kjo protestë duhet kthyer në institucion. Rruga atje është, dilni në rrugë sa herë që është koha për të dalë në rrugë, por që të mos ngelemi prapë, pse u kujtove tani, të dyja palët duhet të shtyjnë njëra-tjetrën. Jam i vetëdijshëm se cfarë ndihme i keni dhënë ju qeverisë me këtë protestë.

Edi Rama, Kryeministër
Teksa studentët e UBT-së po komentonin paaftësinë e disa pedagogëve, Rama iu bërri thirje që t’i denonconin këta pedagogë dhe të organizoheshin, jo me parti por brenda rrjetit universitar.

Shpresoj ta keni kuptuar me anë të kësaj proteste forcën që keni. Ka llo-lloj profesorësh, ka nga ato që jetojnë me mobiljet e Enver Hoxhës akoma, që punojnë pa pagesë jashtë orarit, ka dhe të tjerë që iu sjellin ju vërdallë. Universiteti është autonom. Në këtë autonomi duhet të merrni fuqinë që ju keni. Organizohuni, por jo me parti, por brenda një rrjeti brenda universitetit për veten tuaj. Kjo protestë mund të japi kartën e studentit, librarinë shkencore etj, por duhet të ndryshoni sistemin. Bota nuk është e frikacakëve. Protesta juaj është shenjë e kurajos dhe guximit.

Edi Rama, Kryeministër
Ora 12:38
‘Studentët nuk dialogojnë me ju sepse s’kanë besim’, Rama: Shumë mirë bëni, por puna është ‘beso e kontrollo’
Një tjetër student i Universitetit Bujqësor të Tiranës i është kundërvënë kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se studentët nuk pranojnë dialogimin me të pasi nuk kanë më besim tek ai.

“Pse nuk bisedojnë, sepse nuk kanë besim, ka rënë besimi. Kthejuani besimin, plotësoni kërkesat”, tha studenti. Kreu i ekzekutivit ka reaguar menjëherë, duke thënë se rruga e duhur që duhet ndjekur është e të besuarit dhe e të kontrolluarit.

“Kjo botë nuk është as e frikacakëve, as e qaramanëve. Ai djali foli për konviktet, jam shumë dakord, unë kam qenë në shtëpi, që është e pabesueshme, si ka mundësi që atje kam gjetur shtëpi me të gjitha dhjeta, duke mësuar me cadër në shtëpi, e imagjinoni? Këtu ka filluar një kërkesë si për komunizëm, shteti të bëjë këtë, atë, qeveria bën atë që mundet, nuk e bën gjithmonë mirë, mund ta shani. Shumë mirë që nuk keni besim, beso e kontrollo është puna, beso e kontrollo është puna, por s’kam besim prandaj nuk flas me ty nuk funksionon. Këtu do jemi do shohësh qeveri të tjera, kryeministra të tjerë dhe do të më kujtosh, do shkosh në gjermani, do jesh më i ditur, do kuptosh se bota është e trimave dhe ti do bësh sukses”, iu drejtua Rama studentit.

Ora 12:20
‘Unë jam ngelësi ndërkombëtar’, Rama i përgjigjet studentit të UBT-së: Keni ditë që vetëm bërtisni dhe s’flisni
Një student i Universitetit Bujqësor të Tiranës vendosi ta marrë fjalën duke artikuluar “përshëndetje zoti kryeministër, jam një ngelës ndërkombëtar”. Fill pas kësaj fjalie, studenti i doli në mbrojtje dy të tjerëve që iu kundërvunë Ramës dhe rektorit Brahri Musabelliut, si dhe studentëve protestues.

“Përshëndetje zoti kryeministër, jam një ngelës ndërkombëtar. S’më pëlqen se si ju iu kthyet dy studentëve, studentes së parë dhe tjetrit. Madje s’më pëlqeu fakti se si justifikoheni dhe hiqni përgjegjësinë nga institucioni juaj dhe ia vini Universitetit. Ne të kemi zgjedhur. Më pëlqeu përgjigja e studentit dhe shpresoj që rektori mos ta kapë personale me të dhe mos të ngelë. Ju thoni ‘katranjozët protestojnë’, por ata kërkojnë thjeshtë të drejtat e tyre. Kjo është e papranueshme dhe të na fusni të gjithë me një thes”, tha studenti.

Rama iu përgjigj duke u fokusuar tek reforma në arsim dhe duke i cilësuar se pavarësisht problemeve në arsim, shkolla e lartë tanimë nuk merret dot as me lekë dhe as me mik.

“Shumë faleminderit! E para eprori nuk je as ti as ajo vajza. As unë s’jam. Të flas unë, se s’të ndërpreva. Për veten time e kam merak të fitoj debatet. Por është barazi. Nuk kam çfarë mendoj. S’jam ai politikani që bën sikur kupton dhe bën si i butë. Eprori nuk është as ti as e as ajo vajza. Epror bashkë me fjalën ‘këllqe’ lëreni jashtë, dhe shikojeni në fjalor. Kam ardhur të flasë për përgjegjësi dhe jo për faj. Ju keni 13 ditë që bërtisni dhe s’flisni. Unë pres që ju të flisni. Kush është në vit të parë? Më thoni pak ka ndonjë që ia ka zënë vendin dikush tjetër? Keni futur mik? Keni dhënë lekë? Tani është radha ime për të folur. Sot nuk e çan dot as me lekë, as me mik. Kur ka pikët më të larta, zgjedh djalin e bariut dhe jo djalin tim. Kujt ia kërkoni këtë përgjigje kur jepni lekët për të marrë provime?”, tha Rama.

Ora 11:24
Debat në UBT/ Studenti ironizon rektorin: S’kam këllqe, na falni për edukatën por kaq formim kemi
Një tjetër student ka krijuar debat në takimin e sotëm të zhvilluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Teksa i ka kthyer përgjigje Ramës në lidhje me nivelin e formimit, i riu ironizoi shprehjen e rektorit të universitetit, duke thënë “s’kam këllqe”.

“Na falni për edukatën, se kaq formim kemi. Se kemi një rektor që na tregon këllqet se sa i ka këtu. S’jam ekselent, kam dhe provime të mbartura”, tha studenti, duke iu rikthyer mënyrës së të shprehurit të rektorit përpara se fjalën ta merrnin studentët dhe kryeministri. “Nuk është në këllqet e mia që t’u jap përgjigje për të gjitha pikat pyetjet, pasi disa prej tyre dalin jashtë juridiksionin që ka universiteti”, tha rektori.

Brahri Musabelliu nuk vonoi shumë për të rimarrë sërish fjalën.”Kur unë kam kandiduar në këtë post dhe kam pyetur veten nëse kam apo jo këllqe. E marr si ofendim dhe më vjen keq që të artikulohet nga një student. Nëse s’do kisha këllqe, e ftoja që dje kryeministrin. Po ngaqë jam përgjegjës për detyrën, ju dëgjova juve, kam zbardhur kërkesat tuaja. Unë s’kam këllqe që të them se do ul tarifat. Kam këllqe për gjëra të tjera. Kam këllqe që në pikën e 7 nuk dialogoj për biblioteka europiane. Por mos harroni se ky universitet ka pasur biblioteka më të mira. Por u dogjën në ’97. Më vjen keq që të artikulohet gjëra që nuk qëndrojnë.”

Ora 10:50
Debati në UBT/ Studentja: S’e dinim që do vije,unë po e braktis takimin. Rama: Po përgjigjen për pyetjen si do e marrësh (VIDEO)
Takimi i kryeministrit Edi Rama ka nisur me pyetje të disa studentëve, si dhe me një debat midis tij dhe një studenteje, e cila fillimisht i drejtoi pyetjen nëse janë rritur apo jo tarifat dhe më pas i tha publikisht se i ishte mbajtur i fshehtë prania e tij në takim. Pas fjalës së saj, vajza vendosi të largohej. Kaq mjaftoi që të reagonte kryeministri Rama.

“Tarifat janë rritur. Unë jam studente e Financë-Kontabilitet dhe paguaj 320 mijë për tarifën. Ndërkohë dy kurset e tjera paguajnë 300-350. Pres përgjigje. Ose nga ju kryeministër, ose nga rektori. Janë rritur apo jo tarifat? Nuk më pëlqeu fakti që Rektori na gënjeu pasi nuk na tha për këtë takim. Madje nuk na tha asgjë që do të vinit këtu. Ndaj unë jam e para që po braktis mbledhjen (studentët duatrokasin). Rektori po na gënjen dhe po na rrit tarifa”, tha ajo.

Rama iu drejtua studentes duke i thënë se për të pritur një përgjigje, do t’i duhej të qëndronte. Kreu i ekzekutivit i tha studentes më tej se nuk ishin këto rregullat e mirësjelljes si dhe iu drejtua studentëve që duartrokitën duke i thënë se mund të largoheshin nëse do donin. “Refuzimi për të folur nuk është argument. Studentët e dhjetorit atëherë u ngritën në mënyrë paqësore sepse reagimi i atëhershëm edhe mund të nxirrte tanket në rrugë. Ju po kërkoni të humbni diçka që e kërkuat vetë”.

Ora 11:14
Studentët e Universitetit Bujqësor rrethojnë dhe i bëjnë presion gardistit: Hap telefonin ose do kalojmë në të tjera gjëra, vajza: Jam nga Lezha unë (VIDEO)
Kryeministri Rama ishte sot për një dialog me studentët e Universitetit Bujqësor ndërsa në korridore një prej gardistëve ka rënë pre e kërcënimeve dhe presionit nga studentët të cilët pretendonin se ai i kishte fotografuar me telefonin e tij. Për më tepër ndiqni incidentin.

a.s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME