Categories Lajme

Rama për emigracionin: Po të mos kishin ikur shqiptarët, sot do të hanin njëri-tjetrin

Në përballje me studentët e “Universitetit Bujqësor” kryeministri i është përgjigjur  njërit prej tyre, i cili e pyeti për emigracionin e shqiptarëve, duke i thënë se po të mos emigronin shqiptarët sot do kishin qenë duke ngrënë njëri-tjetrin.

Debati mes studentit të “Universitetit Bujqësor” dhe Ramës.

“Meqë ju na thoni se nuk ka vend të botës ku studentët nuk dialogojnë, mua më lind e drejta t’ju bëj juve një kundrapyetje. Me thoni ju një vend të botës si Shqipëria, që laget nga Velipoja ne Sarande me ujera detare, është në mes të Mesdheut dhe nga ku njerëzit emigrojnë pafund? Me thoni ju cili vend tjetër demokratik, pa luftë, pa epidemi dhe me një shtrirje gjeografike për t’u pasur zili, ka nje emigracion te tille?!

Unë mendoj qe ka rene besimi tek ju dhe nuk është mire qe te monopolizohet sinjali, do te ishte mire te kishte edhe televizione të tjera këtu.”

Kryeministri Rama tha:

“Së pari është e pavërtetë, shifrat nuk e thonë që në Shqipëri kanë ikur shumë njerëz. Shifrat thonë që shqiptarët janë larguar masivisht nga vitet 90-të dhe në 7 vitet e fundit, diferenca mes shqiptarëve të ikur dhe të kthyer është 160 mijë vetë. Do një vend ku ikin më shumë se sa nga Shqipëria: Është Kroacia. Nëse ti shkon në Kroaci mik i dashur të gjithë të thonë se problemi është ikja e njerëzve.

Ne shyqyr që nuk jemi në komunizëm dhe njerëzit mund të ikin. Secili ka të drejtë të provojë të jetojë ku të dojë, kjo është gjëja më normale në botë. Dhe mos harroni një gjë tjetër, po të mos ishin emigrantët, shqiptarët sot do të ishin duke ngrënë njëri-tjetrin fizikisht.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME