Categories Politike

Rudina Hajdari ia plas Bashës në fytyrë: Më censurove

Rudina Hajdari është shquar ditët e fundit për deklarata sa të sinqerta po aq edhe kundërthënëse me njëra tjetrën. Vajza e Azem Hajdarit, që në rastin e protestës së studentëve goditi fort sistemin politik por edhe partinë e saj, ajo që tha se dorëzonte mandatin por u kthye e para në kuvend për të mos e humbur atë, sot në mbledhjen e grupit të PD-ka vënë në shënjestër Lulzim Bashën. Ajo e ka akuzuar atë se në Kuvendin Kombëtar është çrnsuruar: ” Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kisha kërkuar fjalën për të thënë qëndrimet e mia dhe në mënyrë shumë të çuditshme më është hequr fjala. Nuk e kuptova cila ka qenë arsyeja e heqjes së fjalës sime, ndërkohë që shumë kolegë të tjerë folën në mbledhjen e Këshillit” ka thënë ajo.

Përveç besueshmërisë së ulët të qëndrimeve dhe deklaratave të Rudinës kohët e fundit, denoncimi i saj tregon edhe njëherë spektaklin  e rremë që u zhvillua në mbledhjen e Këshillit Kombatar ku nuk duhet të figuronte asnjë kritik. Pas prerjes së fjalës së pedagogut Rezart Prifti, rasti i Rudina Hajdarit është i dyti që dëshmon këtë.

Përpara se të mos i jepej fjala në kuvendin e PD, Rudina Hajdari pati deklaruar se do të dorëzonte mandatin për këto arsye:
“E kam vështirë të shikoj një të ardhme brenda një partie që po duket sikur po nuk po kuptohet nga populli gjithsesi. Një parti nuk shkon dot kurrë në fitore, as me foto me figura të larta politike, dhe as me thirrje nacionaliste. Flas këtu për dështimin e të gjitha partive, sepse këto janë rrugët që po ndjekin për të shpëtuar veten. Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim e bëri punën e saj dhe i shërbeu Ilir Metës dëri në ngritjen dhe ringritjen e tij. Tani kjo organizatë është pa udhëheqje, por me përfaqësim. Ndërkohë, Partia Socialiste është në prag të vetëvrasjes politike. BE-ja është e lodhur me të dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk i beson më askujt. Pra, jemi në një udhëkryq të madh”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME