Categories Lajme

Rama: Do heqim taksën për biznesin e vogël deri në vitin 2029

Kryeministri Edi Rama tha se për biznesin e vogël me 140 mijë dollarë xhiro vjetore, do të hiqet tatim fitimi deri në vitin 2029. Kryeministri tha se ky është një vendim që pritet të merret së shpejti, ndërsa po analizohet mundësia edhe për heqjen e TVSH-së. “Ne po punojmë dhe një nga gjërat që besoj unë se mund të thuhet sot, është që ne shumë shpejt do ta ligjërojmë që biznesit të vogël, çdo shqiptari që krijon punë me një biznes të vogël deri në 140 mijë dollarë xhiro do t’i heqim taksat deri në vitin 2029.

Ne do të heqim tatim fitimin deri në vitin 2029 dhe heqjen e tatimi fitimit do ta bëjmë tani. Do të shkojmë për një buxhet të ri së shpejti në Parlament dhe aty në paketën fiskale do të heqim tatim fitimin. Dhe deri atë ditë do të jemi të qartë”, tha Kryeministri.

Më tej Kryeministri Rama deklaroi se po shikohet dhe analizohet mundësia edhe për heqjen e TVSH-së. “Shumë shpejt do të ndajmë nëse do të heqim edhe TVSH komplet, apo jo. Probsabilisht po, por do ta kalkulojmë deri në fund”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME