Categories Lajme

Rama: Do të diskutohet heqja e…

Edi Rama ka njoftuar se do të diskutonte me palën greke për heqjen e ligjit të luftës. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin grek Nikos Dendias, kreu i qeverisë ka theksuar se një fqinjësi dhe marrëdhënie e mirë është shumë e rëndësishme për të dy vendet. Kryeministri Rama tha se në fokus të takimit kanë qenë edhe çështja e minoriteteve, ku u shpreh se nuk ka pasur asnjë hezitim nga fqinjët për të bërë më të mirën për të drejtat e shqiptarëve. Edhe pensionet kanë qenë temë e diskutimit mes kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm grek.

“Nuk i përket Greqisë çështja e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, nëse duam për minoritetin grek dhe të gjitha të tjerat standardet më të mira këtë nuk e bëjmë se e kërkon Greqia, por sepse është në nderin dhe vizionin tonë për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë.

Kjo vlen dhe për Shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe besojmë se siç është në interesin tonë, që të kenë kushtet më të mira, ashtu është dhe në të mirën e tyre. Nuk kemi pasur asnjë hezitim kur vjen puna për të bërë maksimumin për minoritete. Kemi diskutuar për çuar më tej axhendën në këtë drejtim, për legjislacionin që duhet plotësuar dhe për të gjithë elementët e tjerë që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve me një gjuhë amtare tjetër, me një kulturë dhe një domosdoshmëri për ta ruajtur gjuhën e tyre.

Falë vullnetit të mirë të kryeministrit grek dhe qeverisë, u bë njohja në parlament e patentave. Diskutimi për pensionet është një diskutim që është i hapur, por qoftë me Greqinë dhe Italinë ku është prania më e madhe e emigrantëve, s’është diskutim i lehtë, për këtë arsye procesi i diskutimit vazhdon me shprehjen e vullnetit të mirë për ta zgjidhur këtë proces”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME