Categories Politike

Rama e bëri Ministre, rrjeti tallet me Bora Muzhaqin: Mos u dorëzo, ka shpresa edhe për ty!

Kryeministri Edi Rama zbuloi kabinetin e ri qeveritar për katër vitet e ardhshme. Përveç emrave të njohur dhe besnikë të tij, Rama në këtë kabinet zgjodhi të ketë edhe emra të rinj pa asnjë kontribut në politikën shqiptare.

Njëra prej tyre është edhe Bora Muzhaqi, e cila deri dje mbante postin e zv.ministres së Arsimit por tani do të jetë Ministre e Shtetit për Rininë dhe fëmijët. Nuk dihet se çfarë risie mund të sjellë, Bora në qeveri dhe postin që ajo drejton, por duhet të rikujtojmë se gjatë fushatë zgjedhore ajo u bë virale në rrjet për gafat e saj.

Bora, ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve e cila pret të dekorohet nga presidenti Ilir Meta në fushatën hapëse të Partisë Socialiste mezi mbajti të qeshurën teksa fliste para të gjithëve me një letër dhe nuk lexonte dot as ato që kishte të shkruara. Por sikur të mos mjaftonte kjo Bora dhuroi edhe gafa të tjera në fushatë, ku në një takim me studentët tha:

Dua t’ju lë me një fjalë, babai im kur isha e vogël, mbaj mend vetëm njëherë lotoi, ishte dita kur takoi prinderit e mi në gjimnaz. Askush përveç Ramës nuk e di se përse Bora do të jetë ministre, por mund të ketë lidhje edhe me shpresën, që pavarësisht gafave edhe fëmijët mund të bëhen ministra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME