Categories Lajme

Rama: E kemi dëgjuar Komitetin e Ekspertëve, 90% e të dyshuarve me COVID izolohen brenda 48 orëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi se situata e pandemisë është përballuar falë menaxhimit të qeverisë të drejtuar prej tij. Rama u shpreh se sot paga bruto mesatare e një mjeku është 1100 dollarë ndërsa e një infermieri është 650 dollarë. Kreu i qeverisë deklaroi se falë këshillave të komitetit të ekspertëve situata është mbajtur nënë kontroll.

“Edhe pse nuk kemi bërë sa dashur besoj që ia kemi dalë të ju bëjmë të mos ndiheni vetëm. Ne jemi aty, jemi pranë jush. Mjekë, infermierë dhe epidemiologë kanë përfituar bonussin. Vetëm gjatë tre viteve të fundit paga e tyre është rritur. Dinjiteti është rivendosur në vend duke siguruar kushte të pakrahasueshme pune dhe punësim mbi bazë merite për të gjithë ata që hyjnë rishtas në këtë trupë shërbëtorësh të parë të këtij vendi.

Paga mesatare bruto e një mjeku sot është 1100 dollarë. Paga e një infermieri është 650 dollarë. Akoma nuk është aq sa duhet. Por mbetet edhe këtu si në çdo gjë tjetër për të mos harruar nga u nisët. Ne vendosëm për herë të parë skemën e mbështetjes financiare me një bonus për çdo mjek që pranon të punojë jashtë zonës së banimit. Është momenti për t’u thënë atyre që të infektuar nga burimet djallëzore të dizinformimit.

Qeveria e mëparshme, ata që ju thonë që me ta shëndetësia sot fiton. Nëse ju thonë të votoni për ta. Kishin mbyllur specializimet për 4 vite me radhë. Sot kemi 1700 specializantë të rinj. I dhamë fund punësimit me teser partie, ryshfet dhe rekomandim krushqie. Kemi forcuar kapacitetet spitalore dhe sot kemi katër spitale COVID të dedikuara me kapacitet 550 shtretër dhe me spitalet rajonale ja kemi dalë të mos ndeshemi me kolapset që u ndeshën vende shumë më të zhvilluara se i yni. Kemi pajisur me aparatura të reja spitalet COVID duke rritur në mënyrë eksponenciale kapacitetet jetës shpëtuese respiratorë.

Sot disponojmë jo më shumë, jo më pak por mbi 500 respiratorë. Për shkak se kemi ditur të administrojmë duke dëgjuar me shumë vëmendje komitetin teknik, nuk kemi pasur nevojë të përdorin shumicën e këtyre aparaturave. Kemi financuar 100% trajtimin ambulator në banesë me dy skema mjekimi dhe mbulojmë paketën e këtij trajtimi duk vazhduar rritjen e kapacitetit të testimit. Gjithçka ka ecur sipas planit. Kemi 10 herë më shumë kapacitete testimi. Grupet e terrenit janë rritur dhe është garantuar që 90% e të dyshuarve testohen dhe vendosen në izolim brenda 48 orëve”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME