Categories Lajme

Rama e propozoi në krye të Ministrisë së re, kush është Adea Pirdeni që do të drejtojë “Administratën dhe Antikorrupsionin”

Kreu i Qeverisë Edi Rama përmes rrjeteve sociale ka publikuar dekretin ku i propozon Presidentit Bajram Begaj emërimin e Adea Pirdenit si Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Prej 3 vitesh Pirdeni ka shërbyer si zëvendës ministre e Drejtësisë, ndërsa sipas Ramës ajo ka spikatur me lidershipin e me profesionalizmin e saj në rolin e zv.kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore.

Adea Pirdeni është lindur në Tiranë më 1 tetor 1983. Ajo ka përfunduar studimet në drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, prej të cilit zotëron edhe një diplomë të studimeve Master në të Drejtë Publike. Në vitin 2014 ka fituar titullin Magister Juris me rezultate të shkëlqyera nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Oksfordit dhe prej vitit 2016 mban titullin “Doktor në Shkencat Juridike” nga Fakulteti i Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës. Ajo ka kryer vizita studimore në kuadër të programeve të shkëmbimit pranë Universitetit Humboldt Berlin (Gjermani) dhe pranë Universitetit të Kansasit.

Që prej vitit 2008, Pirdeni angazhohet si lektore me kohë të plotë pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në disiplinat e së Drejtës Kushtetuese, të Drejtës Kushtetuese të Avancuar, të Drejtës së BE dhe të Drejtës Administrative. Fushat kryesore kërkimore të saj janë aspektet kushtetuese të mirëqeverisjes dhe të drejtave të njeriut, integrimi evropian, si dhe reforma në drejtësi, për hartimin dhe implementimin e së cilës ajo ka kontribuuar si Eksperte e Sekretariatit Teknik pranë Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë.

Në vazhdën e eksperiencave profesionale, Pirdeni ka shërbyer ndër vite si trajnere e jashtme pranë Shkollës së Magjistraturës, Shkollës së Avokatisë së Shqipërisë dhe Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.

Pirdeni ka një bagazh të gjerë angazhimi si eksperte ligjore në një numër projektesh të zbatuara nga institute dhe organizata vendase, si dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në asistimin në përmirësimin e performancës dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve qendrore të administratës publike, forcimin e kapacitetit për hetimin dhe ndjekjen e korrupsionit në Shqipëri dhe vendet fqinje në rajon, mbështetje për përgatitjen e përafrimit të legjislacionit për Kapitullin 23 të Acquis-së së BE në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë dhe monitorimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Prej Shtatorit 2020 ajo ka shërbyer si Zëvendësministre e Drejtësisë e Shqipërisë, duke mbuluar në portofolin e saj kryesisht çështje të integrimit evropian si pjesë e Grupit Negociator për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE për Kapitullin 23 mbi “Gjyqësorin & të Drejtat e Njeriut”, antikorrupsionit dhe kuadrit strategjik në fushën e drejtësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi/ 41-vjeçari akuzohet se abuzoi me vajzën e bashkëshortes, detaje

Një ngjarje tronditëse ka tronditur komunitetet e Almiros, Magnesias dhe Tyrnavos në Greqi, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat e larta mbërthejnë vendin, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME