Categories Lajme

Rama flet gjatë udhëtimit me tren drejt Parisit: Cili është qëllimi i fjalimit tim në KiE

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur disa pyetjeve të emisionit “Opinion” pas fjalimit në Këshillin e Europës.

Gjatë udhëtimit me tren nga Strasburgu drejt Parisit, Rama tregoi se cili është qëllimi i fjalimit të tij.

“Përshëndetje Blendi, në tren nga Strasburgu për në Paris. Qëllimi i fjalimit besoj që ishte, është shumë i qartë edhe se ku duam të arrijmë përmes kësaj nisme besoj se ishte dhe është sot edhe më e qartë. Jemi përpara një fakti që ne e njohim prej shumë kohësh, por për të cilin ka një padituri, indiferencë, apo edhe një refuzim, varet sipas kategorive këto, por janë të gjitha këto bashkë, për të kuptuar, për të mësuar, për të reaguar, ndaj një gabimi tragjik që ka marrë formën e një qëndrimi zyrtar të një institucioni kaq prestigjioz dhe kaq themelor të politikës ndërkombëtare siç është Këshilli i Europës.

Ajo që ne duam është që të vemë në lëvizje një proces për të rishikuar një rezolutë e cila e ka humbur plotësisht testin me kohën, sepse asgjë nga ato akuza monstruoze për trafik të organeve të qenieve njerëzore nuk është provuar. Kështu për të rikthyer integritetin dhe njëkohësisht edhe besimin tek ky institucion, sepse është e papranueshme dhe e pajustifikueshme që Këshilli i Europës të mos rishikojë historinë e këtij procesi që e ka një zanafillë shumë të dyshimtë, një shtysë nga delegacioni rus i asaj kohe dhe pjesa tjetër e historisë dihet. Pra ky është qëllimi dhe unë besoj që me kurajon për ta thënë të vërtetën me forcë, pa të cilën çështja do të ishte një nga shumë çështjet me të cilat merret ky institucion dhe do të mbetej në ato që quhej kaletat greke.

Dhe me këmbënguljen për ta sqaruar në çdo instancë duke e ballafaquar me të vërtetën rrëqethëse se të gjitha këto janë komplet fantazira, trupa e asamblesë do ta rishikojë dhe nuk do ta marrë përsipër që një gabim në të shkuarën ta kthellojë si një mëkat të pafalshëm përgjithmonë për këtë trupë”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME