Categories Lajme

Vajza iu mbyt në Sarandë, babai britanik: Do shkoj në Shqipëri dhe nuk largohem deri sa të vendoset drejtësia

Një baba zemërthyer po planifikon të udhëtojë drejt Shqipërisë, për të kërkuar drejtësi për vajzën e tij e cila u mbyt tragjikisht gjatë një incidenti nënujor në Sarandë.

29-vjeçarja Rebecca Gannon, nga Stone në Staffordshire, humbi jetën në shtator të këtij viti pasi u gjend në vëshirësi gjatë një ekspedite zhytjeje me të dashurin e saj në Sarandë.

Babai i saj, George, tha se vdekja e saj ka shkatërruar familjen. Rebeka, e njohur si Beccie, me sa duket kishte vënë re se diçka nuk ishte në rregull me pajisjet e saj të zhytjes dhe kërkoi që të ndërroheshin përpara se të zhytej nën ujë, raportojnë mediat britanike.

61-vjeçari George, tha se ai e kuptoi se vajza e tij ishte në panik dhe po kërkonte ndihmë pas pesë minutash në ujë.

“Unë do të shkoj në Shqipëri që vajza ime të prehet në paqe dhe do të qëndroj atje derisa ta gjej sesi u vra ajo. Nuk kemi marrë ende drejtësi dhe nuk do kthehem derisa të jem në gjendje t’i them gruas dhe fëmijëve që kam gjetur drejtësinë. Nuk do të largohem derisa të marr përgjigje”, tha ai.

Sapo të mbërrijë në Shqipëri, George planifikon të mbledhë informacion sa më shumë të mundet dhe më pas ta dërgojë çështjen në gjykatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME