Categories Lajme

Rama flet në përurimin e bustit të babait të kryeministrit grek në Dervican

Teksa sot përurohet busti i babait të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, Konstantinos Mitsotakis, në Dropull, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar figurën e ish-zyrtarit grek. Ai u shpreh se do të donte që kryeministri grek të ishte aty sot, por ai mungon edhe pse u ftua gati një vit më parë, kur vizitoi Himarën dhe Dropullin. Mitsotakis dhe Rama kanë shmanguar takimet prej ngjarjes së 12 majit kur u arrestua kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, akt të cilin Athina zyrtare e cilëson si sulm kundër minoritetit grek në Shqipëri. Herën e fundit Mitsotakis ishte në Tiranë pak ditë më parë, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, ku kërkoi lirimin e Belerit.

Gjatë fjalës së tij Rama e cilësoi Konstantinos Mitsotakis si një poliglot që nuk u nda asnjë ditë nga librat. Ai tha se deri në ditët e fundit ai vijoi të mbante të fortë lidhjen me librat, ndërkohë bëri një tablo të jetëshkrimit të ish-kryeministrit grek.

“Mjafton ta kesh parë në një material arkivor të televizionit grek ku ai flet me sensin aristokratik të humorit, për kokëfortësinë e gruas së tij arvanitase. Kjo ushqen dhe lidhjen e pandashme mes dy vendeve tona, që e shkuara i ka përzierë aq shumë, saqë po mos t’i dallojë gjuha, asgjë s’i bën të pandashme.

Do të kisha dëshiruar që këtu të ishte sot Mitsotakis, por me siguri që ai do të kthehet në këtë shesh, pasi që nga sot sheshi mban emrin e të atit. Më vjen mirë që këtu bashkë me mua është një deputet, tashmë i thinjur i Demokracisë së Re.

Ai ishte një djalosh i ri kur e shoqëronte Konstantinos. Dhimitris Avramopulos. Nuk e harroj kurrë kur isha ministër i Kulturës dhe dëgjova zotin Avramopulos të fliste me respekt për punëtorët shqiptarë në Greqi. Pas gjysmë shekulli të këputjes së lidhjes sonë, në periudhën e vështirë kur shqiptarët njehsoheshin me një pakicë keqbërësish që bënin lajm teksa kokulur shumica dërrmuese dërrmohej në punët më të vështira, ai tha ato fjalë.”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME