Categories Lajme

Rama flet për covid-2: Mjekët që mund të kërkojnë lekë janë një pakicë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas skandalit te spitali COVID-2, i njohur si Sanatoriumi ku një pastruese duke u hequr si infermiere arriti që të mashtronte vajzën e një pacienteje të infektuar me koroanvirus duke i marrë 8 mln lekë në këmbim të premtimit për t’i shërbyer, por në fakt të moshuarës nuk i dha as bukë.Edi Rama thotë se doktorët dhe infermierët tanë janë heronj dhe ata që mund të kërkojnë para “nuk i mohoj, por janë një pakicë”.

Doktoret dhe infermieret tane jane heronj dhe ata qe mund te kerkojne para nuk i mohoj, por jane nje pakice, kurresesi jo shumica! Sa per videot ty nuk te detyron askush t’i shohesh, madje mund te dalesh qe ketu po aq lirisht sic ke hyre, nese s’do informacion faktik nga puna ime dhe e qeverise” shkruan ai.

Reagimi i kryeministrit erdhi si një përgjigje ndaj një komentuesi, i cili referuar skandalit i kërkonte Edi Ramës “Kur doktoret dhe infermjeret rjepin popullin e shkret perdit. Hapi syte o njeru i mire te lutem, mos lexo vetem bravot”. Policia e Tiranës e arrestoi sanitaren Tirsa Alldervishi. Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj 55-vjeçare, e cila ndërroi jetë në spitalin Covid 2, faktuan ngjarjen për hetuesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME