Categories Lajme

Rama i bën “gjyq” publik Fatos Tushes, e përjashton edhe nga PS

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe nga Partia Socialiste i shkarkuar nga detyra pak ditë më parë pas akuzave të SPAK për korrupsion.

Rama u shpreh se shkarkimi dhe përjashtimi i tij janë masa që mund të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit, rezulton i pafajshëm nga akuzat e ngritura ndaj tij.

Numri një i qeverisë theksoi se PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve por fuqia e votuar nga populli për ta çuar Shqipërinë në majë.

“Të nderuar dhe të dashur kryebashkiakë socialist. Shkaku që e afrojmë në kohë këtë takim të planifikuar për në fund të korrikut është arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes.

Ai dhe të tjerët kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në përfundim të gjykimit por nuk është puna e PS të kërkojë pafajësinë e tyre. Ky është rasti për t’iu përsëritur juve dhe atyre që kanë marrë besimin e popullit se PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve por fuqia e votuar nga populli.

Korrupsioni, ryshfet, bakshishi nuk kanë ngjyrë politike por janë e zeza, llumi me të cilët ne duhet të përballemi për të ndërtuar shtetin e të drejtës dhe për të refuzuar mbrojtjen për këdo nga ne që bie pre e tyre dhe të udhëheqim popullin drejt majës ku duhet ta ngjisim Shqipërinë.

Fatos Tushe do shkarkohet nga detyra dhe do përjashtohet, masa që mund të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit del i pafajshëm”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME