Categories Lajme

Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” komandantit të NATO-s: Shqiptarët janë pro-amerikanë

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë pro-amerikanë.

“Ofrojmë shprehjen më të thellë të mirënjohjes, personi që nderojmë është gjeneral dhe ndoshta ,mund të jetë hera e fundit që kam privilegjin të nderoj një gjeneral. Ai u tregua shumë i sjellshëm duke thënë se ka marrë çdo yll dhe medalje që shteti amerikan jepte, kështu që shtimi i një tjetër embleme në uniformën e tij është privilegj. Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë pro-amerikanë.

Ndonjëherë miqtë tanë evropianë ndiejnë një lloj kureshtie se si ndodh që Shqipëria, shqiptarët janë ka pro amerikanë. Jam i sigurt që përherë nëse disa prej tyre nuk janë familjarizuar me historinë tonë mund të dukemi budallenj për ta thënë troç, ne mund të jemi gjithçka por nuk jemi budallenj. Ne jemi këtu në këtë pjesë historie të lidhur kaq fort me këtë aleat dhe këtë mik, falë edhe një pjesë tjetër të historisë që e ndërpreu këtë marrëdhënie e cila këtë vit shënon 100 vjetorin e saj. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane e patën pikënisjen 100 vjet më parë.”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME