Categories Lajme

Rama i nxori emrin, reagon bashkëshortja e Robert Budinës

Sabina Kodra, bashkëshortja e regjisorit, Robert Budina ka kërkuar nga Instituti i Shëndetit Publik që t’i kryejnë urgjentisht testin. Sabina Kodra është shprehur e revoltuar pas publikimit të informacionit konfidencial nga ISHP për familjen dhe bashkëshortin e saj, teksa tha se kërkonte që testi i COVID t’i bëhej edhe pjesës tjetër familjes Budina.

Ajo tha se lajmi i publikuar edhe nga kryeministri Rama është mashtrim dhe se Robert Budina nuk është me COVID. “Ju marr në telefon nga familja e Robert Budinës, për te cilin ju keni publikuar lajmin që është me COVID. Ju lutem duhet të vini t’i bëni testin mua dhe fëmijëve urgjent”, ka thënë bashkëshortja e Robert Budinës.

“Ka dalë lajmi që Berti është me COVID, ndërkohë që Berti s’është fare me COVID. Kjo është gënjeshtër, kanë nxjerrë emër dhe mbiemër dhe më kanë sakatuar fëmijët. Kjo është kafshëri”, u shpreh Sabina Kodra. Ajo ka komentuar dhe mesazhin e kryeministrit Rama, i cili për shumë media shërbeu si konfirmim zyrtari i infektimit të vëllezërve Budina. “Po sigurisht kryeministri, ai i di të gjitha ai”- tha bashkëshortja e Budinës e revoltuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME