Categories Politike

Rama i sigurt për mandatin e tretë: Do jemi prapë bashkë vitin tjetër

Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur shumë i sigurt se do të jetë përsëri fitues në zgjedhjet e 25 prillit të vitit që vjen. Ai ironizoi të gjitha forcat e tjera politike duke thënë se cdo plan që ka ngelur pa përfunduar e është në punë e sipër nga PS nuk do të vazhdonte dot nëse do të fitonte një forcë tjetër politike.

“Shqipëria  ka kaluar dy sprova të rënda me të cilat është ende në proces por më e keqja është pas krahëve, sapo të mbarojë lufta me covid i kemi të gjitha arsyet që gjërat do të shkojnë duke u lehtësuar për të mësuarit me një normalitet të ri. Në proces janë ndërtimi i shtëpive, kemi investime të rëndësishme. Shqipëria në 4 vitet e ardhshme në mandatin tonë të tretë të paktën do të ketë 3 aeroporte  funksionale ndërkohë që do të jetë edhe aeroporti i katërt i Sarandës , pas Vlorës menjëherë. Do të kemi një Shqipëri krejt tjetër në aspektin ekonomik, edhe në aspektin e punësimit.

Dua të sjell një shifër që këtë vit kemi 180 përqind vlerë të eksportuar në bujqësi, 3 herë më shumë prodhime bujqësore në sasi se sa 7 vite më parë. Po ndërtojmë një urë të re për të ardhmen, nëse kemi hedhur themelet mandatin e parë, këtë mandat kemi lidhur pilotat, në mandatin të tretë duhet të lidhim. Alternativa është zoti na ruajt, Meta, Basha, Ndoka, Mediu, Monika edhe shto uj e shto miell deri tek tymi i doganës alternativë e bubushme dhe imagjinoni me këta të vazhdojë rindërtimim. Konferencën e përbashkët të vitit tjetër do jemi prapë bashkë, mes meje e jush do të jetë edhe dikush tjetër”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME