Categories Lajme

Rama i uron ditëlindjen botueses Arlinda Dudaj: Profesioniste e palodhur që i ka mbijetuar një tregu aspak të lehtë

Kryeministri Edi Rama uroi sot për ditëlindje botuesen Arlinda Dudaj, e cila sipas tij, “ka bërë të flasin shqip plot kalorës tërheqës të letrave të huaja dhe ka nxjerrë në dritën e botimit lëvrues të mirë të gjuhës sonë të bukur”.

“Arlinda Dudaj është botuesja e një morie librash, ndër të cilët edhe “Kurbani” im, që më dha mundësinë t’ia njoh nga afër zellin e saj për cilësinë e botimeve që bën, në një industri si ajo e librit ku falë një dore botuesish të zellshëm, lexuesi ka mundur në tërë këto vite të marrë kënaqësinë e të shijuarit në shqip të plot e plot autorëve të huaj, si edhe të shqipshkruesve të të gjitha gjeneratave”, tha Rama.

“Grifshë e paepur dhe profesioniste e palodhur, Arlinda i ka mbijetuar me pasion e vullnet të madh një tregu aspak të lehtë, pa bërë kompromise në dëm të cilësisë së botimeve të saj, që shpesh janë sfida dukshëm të vështira në aspektin komercial. Në një botë ende shumë mashkullore si kjo e jona, ajo i përket kategorisë së grave të forta të kësaj kohe plot kundërshti e pengesa të vjetra dhe të reja për gruan, të cilat përtej vetes e familjes, me punën e tyre japin edhe shembujt frymëzues të suksesit të mundshëm për të gjitha vajzat e gratë e këtij vendi”, tha ai.

Rama tha se “e kam parë Arlindën në ditë të bukura të karrierës, kur, për shembull, në Panairin e Librit shembja e stendës nga dyndja e lexuesve për të blerë “Kurbanin”, shoqërohej me të qeshurat me lot dhe në ditë të zymta kur lotët i shoqëronin pesimizmin e një momenti të keq për shtëpinë e saj botuese”.

“Por s’e kam parë kurrë të dorëzohet e t’i nënshtrohet tundimit për të zgjedhur një rrugë më të lehtë, duke bërë kompromis me pasionin e saj të furishëm për të shtuar vargun e librave që i pëlqejnë, pavarësisht stresit shpeshherë të skajshëm të një fushëbeteje ku çdo ditë fantazma e riskut komercial, sfidon forcën e shijeve personale”, tha ai.

“Duke ia uruar ditëlindjen grifshës që ka bërë të flasin shqip plot kalorës tërheqës të letrave të huaja dhe ka nxjerrë në dritën e botimit lëvrues të mirë të gjuhës sonë të bukur, uroj njëkohësisht që shembulli i saj e i të tjerave si ajo në çdo fushë, të frymëzojë sa më shumë gra e vajza që të ecin pa u dorëzuar në rrugën e ambicieve të tyre”, tha Rama.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME