Categories Lajme

Rama jep lajmin nga Milano: Qeveria italiane para 3 ditësh firmosi dokumentin e fundit për njohjen e pensioneve

Kryeministri Edi Rama deklaroi në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano se qeveria italiane ka firmosur dokumentin e fundit për njohjen e pensioneve.

Duke e quajtur kryeministren italiane “motër”, Rama iu drejtua emigrantëve se për të mbërritur në këtë moment, ata pritën shumë, por nëse Shqipëria do të ishte vend anëtar në BE, pasaporta evropiane do tu jepte të drejta njësoj si italianët apo cdo qytetar i Bashkimit Evropian.

Me hyrjen në BE, mundësitë tona do të jenë shumë më të mëdha për të mbështetur njerëzit, por me hyrjen në BE gjithsecili do të marrë pasaportën europiane.

Pasaporta europiane nuk është dokument udhëtimi, është një status qytetarie. Ne si banor të vjetër kemi “ngrënë” dynjanë për të mbërritur deri këtu, do na japë mundësi që me atë pasaportë të jemi baraz me cdo italian e këdo tjetër.

Ne bëmë, një përpjekje shumë të gjatë që më në fund qeveria italiane ti njihte pensionet tuaja. Dhe ju pritët dhe edhe pasi u morëm vesh me motrën time në Romë, ju prapë pritët derisa miratuan ligjin dhe vetëm përpara 3 ditësh është firmosur dhe dokumenti i fundit. Por nëse do të kishim pasaportën e BE, ju s’do të kishit  nevojë për asnjë lloj njohje nga qeveria italiane”- tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shqiptari sulmon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja futet në supermarket për të shpëtuar

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Një aksident i rëndë rrugor është këtë mbrëmje në aksin rrugor Qaf Murriz-Shakalla e Tujanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Babi eja”/ Qeni i familjes kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

Shoqëria e Zakynthos është e tronditur nga vdekja e një djali 2-vjeçar shqiptar në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VALUTA E DITËS/ Zbuloni sa po shitet dollari dhe euro …

Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.4 lekë, në shitje…

LEXO ME SHUME