Categories Lajme

Rama jep lajmin: Pas shëtitores në Vlorë dhe Sarandë, edhe Shiroka me ‘Lungolago’ /FOTOT

Edhe Shiroka do të preket nga projektet për transformimin e saj, në atë që quhet Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane. Pas Vlorës, e cila tashmë e ka fakt Lungomaren, dhe Sarandës investim i cili u paralajmërua të nisë nga shtatori, edhe Shiroka do të ketë, shëtitore në vijën e saj të Liqenit, Lungolago.

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga nisja e punës në Shirokë të Shkodrës, vend ku ionvestimet mungojnë prej vitesh.

“Vazhdon gur pas guri, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, projekti i transformimit të Shirokës magjike e të rrënuar në dekada të tëra harrese. Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një ndërhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj, një potencial deri më sot krejt i fjetur dhe i jashtëzakonshëm i zhvillimit turistik të Shkodrës”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME