Categories Sport

Zyrtare: Coutinho kalon në Bayern Munich

Barcelona e ka zyrtarizuar largimin e Philippe Coutinhos nga klubi dhe kalimin e tij në Bayern Munich.Në një komunikatë të publikuar në uebsajtin e klubit, Barça njoftoi se ka arritur marrëveshje me kampionin gjerman Bayern Munich për transferimin e mesfushorit brazilian si lojtar i huazuar për sezonin 2019/20, raporton Gazeta Express.

“Barcelona dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje për transferimin e Philippe Coutinhos te klubi gjerman për sezonin 2019/20”, thuhet në njoftimin e kampionit të Spanjës.

Bayerni do t’ia paguajë Barçës 8.5 milionë euro për huazimin e tij, si dhe pagën e lojtarit në vlerë 12 milionë euro. Në bazë të marrëveshjes, bavarezët do ta kenë një opsion për ta blerë Coutinhon për 120 milionë euro në fund të sezonit.

“Barcelona i uron fat në etapën e re Coutinhos dhe e falënderon për përkushtimin ndaj klubit”, thuhet tutje në konfirmimin e Barçës.

27-vjeçari ka qenë dështim në Camp Nou duke mos i përmbushur pritjet që prej transferimit të tij nga Liverpooli në afatin kalimtar të janarit më 2018.

Ai i bëri vetëm 75 ndeshje në total, duke i shënuar 21 gola dhe 11 asiste. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME