Categories Lajme

Rama kërkon të porosisë në lokalin italian por kamarieri i del shqiptar: Hajde këtu mor figurë hajde

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë mbrëmjen e sotme në emisionin “Porta a Porta” të gazetarit italian Bruno Vespa në Rai Uno, për të sensibilizuar dhe për t’i bërë thirrje komunitetit atje që të ndihmojnë Shqipërinë.

Teksa qëndron ulur në një prej lokaleve pak para regjistrimit të emisionit, Rama bisedon me këshilltarin e tij Endri Fuga dhe në një moment kur kërkojnë të japin porosinë, surprizohen nga kamarieri. “A caffee, caffee”, thotë Rama, ndërsa kamarieri duke e njohur kryeministrin ia kthen në shqip “një kafe espreso?”. Menjëherë kryeministri e fton të riun nga Elbasani të ulet për pak në tavolinën e tyre dhe i tregon se sot do të kërkojnë ndihmë për Shqipërinë te Bruno Vespa.

Rama: Hajde mor figurë hake, ulu, ulu. Si je, kur ke ardh këtu?Kamarieri shqiptar: Ketu ne Itali jam që nga 2003.

Rama: Nga je?

Kamarieri: Nga Elbasani. Më erdhi keq shumë për tërmetin që ndodhi në Shqipëri. Rama: Ca t’i bëjmë. Ja kemi ardhur këtu për…

Kamarieri: Më bëhet qejfi që Italia ka ndihmuar si shumë shtete të botës. Rama: Italia na ka ndihmuar vërtet shumë. Tani jemi te Bruno Vespa për një regjistrim te Bruno. Do
bëjmë dhe një thirrje aty për sensibilizim dhe mbështetje. Duhet mbështetja e të gjithëve, dhe ne do t’i bëjmë ato tonat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME