Categories Lajme

Rama konfirmon vdekjen e shtetasit të parë shqiptar në Ukrainë/ 24 vjeç me origjinë nga Elbasani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, konfirmoi të premten se ka pranuar informacion për vdekjen e një shqiptari, pjesëtar të ushtrisë ukrainase, që po i reziston avancimit rus në Ukrainë. Ai tha se shqiptari jetonte prej kohësh në Ukrainë, ku ishte i martuar ose bashkëjetonte me një ukrainase.

Mediat në Shqipëri gjatë mbrëmjes raportuan se shtetasi shqiptar, Emanuel Bazanji, 24-vjeçar me origjinë nga Elbasani, ishte v rarë në luftime në Ukrainë gjatë ditës së enjte.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ndërkaq shtoi se në Ukrainë jeton një komunitet prej 60 shqiptarësh të integruar. Sipas Xhaçkës, pesë ose gjashtë shtetas shqiptarë nga ky komunitet kanë kërkuar asistencë nga Shqipëria dhe se ambasadat e Shqipërisë në Poloni dhe Rumani janë vënë në dispozicionin e tyre për t’iu dalë në ndihmë.

Ndërkaq, Rama foli edhe për pushtimin rus të Ukrainës, që e cilësoi si “situatë tragjike”. Sipas tij, sulmi rus ndaj Ukrainës ka goditur themelin e politikës ndërkombëtare duke shprehur solidaritet me ukrainasit dhe udhëheqjen politik të Ukrainës.

“(Është) zhvillim që ka sfiduar gjithë arkitekturën e sigurisë në Evropë”, tha Rama në një konferencë shtypi të mbajtur pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s në orët e mbrëmjes së të premtes.

“Ka sfiduar edhe të gjithë ngrehinën institucionale të politikës ndërkombëtare duke goditur themelin e saj, të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar”, shtoi ai.

Ai tha se Shqipëria po ndjekë me keqardhje “këto zhvillime duke pasur në mendje dhe zemër njerëzit në Ukrainë, ashtu si kundër edhe lidershipin ukrainas që kërcënohen drejtpërdrejt për vet jetën”.

Rama tha se Shqipëria është angazhuar krahas shteteve tjera anëtare të NATO-s të mirëpresë refugjatët që po largohen nga Ukraina, ndërkohë që theksoi se për dallim nga vendet e tjera evropiane që kanë varësi ekonomike dhe tregtare me Rusinë, implikimet e luftës në Ukrainë janë më të vogla për Shqipërinë.

Rama theksoi se Shqipëria është pjesë e aleancës së shteteve që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Ne besojmë që nuk do të kemi efekte shumë shqetësuese,” shtoi Rama. “Sigurisht kjo është luftë reale, nuk është një dokumentar, apo ‘play station,’ apo një ngjarje që ndodh në një kontinent tjetër. Është luftë reale në dyert e Bashkimit Evropian”.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, gjë që është dënuar nga shtetet në mbarë botën. NATO – aleancë në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria – njoftoi se do të rrisë numrin e forcave të saj pranë Rusisë, me qëllim që të forcohet krahu lindor./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME