Categories Lajme

Rama: Kush voton LSI-PD, derrin maç do të merrni

Edi Rama është marrë me letrat sot në Gjirokastër, teksa iu ka treguar qytetarëve të pranishëm se ka takuar një fallxhore që i kishte treguar numrat 6 dhe 9, dy numrat e PD dhe LSI në fletën e votimit. Duke iu referuar thirrjes së tij për kreu ne PD Lulzim Basha, për t’u ndarë nga Berisha, Meta dhe Kryemadhi, Rama tha se nuk mund të ndahen 69. Sipas tij, po vajte tek 69 të merr djalli dhe të çon në djall.

Sonte në darkë do të më shikoni tek Fevziu i vërtetë. Është djali i xhaxhait të tij, por ky i ka marrë studion, ky tjetri sonte, por i vërteti është ky sonte. Aty takova një fallxhore dhe pas emisionit më tha fallxhorja, ça bën që i thua Lulit ndahu. Si të ndahet Luli tha. I thashë çfarë po më thua. Ore ngele duke thënë ndahu, ua ke parë numrat ti.

Çfarë numrash i thashë dhe më dha letrat. Tha po ça numri është ky? 6 i thashë. Jo tha është 9. Ça numri është ky? Se ty të kemi dhe mësuese matematike (6,9). Të kuptoj tha, s’ke faj ti. Edhe ty të kuptoj. Prandaj edhe ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune njerëzimi, ka rënë dakord që ky është numri i djallit, 69.

Vajte tek 6, 9-ën ke, vajte tek 9, 6 ke. More 69-ën të mori djalli dhe të çoi në djall. Prit se nuk kam mbaruar. Unë jam i bindur, jam i sigurt që ju që jeni aty keni ardhur nga Kuçi. Dhe unë ju dua kaq shumë juve kuçiotëve, ju dua kaq shumë ju tepelenasve, kurveleshasve, lebërve, e di pse ju dua unë juve pa fund, se ju ia fusni shkurt fare.

I fusni 12 dhe nuk merreni as me 6 as me 9. Ju e keni 1,2, 12 mirupafshim. Më tha dëgjo, se i thashë e bukur ishte kjo si lojë fjalësh por ç’lidhje ka shorti. Shorti, shorti tha, po ti e di nuk janë as 6, as 9, janë ata të dy.

Derri maç. Njëri me kokë lart, tjetri me kokë poshtë. I kthejmë kështu Iliri poshtë, Saliu lart. Saliu poshtë, Iliri lartë. Kështu që kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka. Derrin maç ka.

Të gjithë atyre që po na ndjekin, se janë shumë që po na ndjekin, i bëj thirrje të gjithë socialistëve që në këto kushte të jenë prezentë në këto takime, jo fizikisht por përmes ‘Facebook’, duke filluar nga ata në Shkodër, demokratëve të Shkodrës iu them derrin maç keni pasur 30 vjet, derrin maç do keni po nuk votuat PS dhe të gjithë ata që besojnë dhe të gjithë ata që do votojnë për premtimet e Lulit pas zgjedhjeve, derrin maç do kenë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME