Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” është ndalur tek qyteti i Gjirokastrës, zhvillimet dhe projektet që pritet të realizohen. Rama shprehet se ky qytet është shembulli i cili tregon se po rijetëzohet. Teksa është ndalur në biznesin e një emigranti ai tha se personat që investojnë në pasuri të tilla, të rrënuara duke i kthyer në bujtina apo agroturizëm, fitojnë shumë më tepër se në emigrim, rasti i djalit i cili ishte kthyer nga Greqia.
“Do të duhet ende kohë për të vrapuar, tani po ecën, por pa diskutim që sfida është t’i ja[im përmasën e një qyteti universitar. Ne kemi idenë se si do ta transformojmë Universitetin e Gjirokastrës”, tha Rama.
Ai u shpreh se ka një projekt për një parkim në Gjirokastër dhe kështu lëvizja në qendër do të jetë vetëm për këmbësorët, teksa u ndal edhe tek investimi dhe bashkëpunimi me Turqinë, në një zonë të Gjirokastrës ku do të riparohen dhe do ndërhyhet në infrastrukturën e disa banesave për të mos lejuar degradimin e tyre. “Edhe Gjirokastra është si kantierët e rindërtimit, e kemi gjetur si Thumanën pas tërmetin. Dhe faktikisht ky vend është një simbol sesi një rrënojë është kthyer në një burim energjie dhe një burim fitimi. Do të bëjmë parkingun e madh, që do të mundojë jo vetëm të ketë një fluks të madh turistësh, që pritet të vijnë pas pandemisë, si dhe do të bëjmë qendrën historike këmbësore, me By Pass-i e ri, që do të fillojë shumë shpejt së ndërtuari, është vetëm çështje ditësh. Projekt tjetër është sistemimi i atyre shtëpive që janë ndërtuar me shtesa abuzive, që do të legalizohen.
Me qeverinë turke kemi bërë një marrëveshje për të bërë një investim të konsiderueshëm në një tjetër zonë të Gjirokastrës, me një tjetër grup të konsiderueshëm shtëpisë, për të mos lënë që vlerat arkitektonike të mos degradojnë”, tha më tej Rama.
