Categories Lajme

Rama mbyll vendin ditën e Fiter Bajramit/ Besimtarët myslimanë nuk do të mund të falen në xhami dhe sheshe

Pavarësisht lehtësimit thuajse të plotë të masave kundër koronavirusit, e diela do të mbyllet sërish, çka do të thotë se besimtarët myslimanë nuk do të mund të falin namazin e Fiter Bajramit. Festa është kulmi i një muaji agjërimi, i cili mbyllet zakonisht me lutje të përbashkëta mëngjesin e ditës pas mbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Megjithatë, kjo e diel, në të cilën bie festa e Bajramit, nuk do të mund të falet nëpër xhamia apo në sheshe publike siç ka ndodhur vitet e mëparshme. Vendimi i papritur i kryeministrit Rama u lajmërua shkurtimisht në Facebook dhe vlen për zonat të cilat konsiderohen ende të kuqe për shkak të koronavirusit. Dita e hënë është ditë pushimi zyrtar, ndërsa ende nuk ka një vendim nëse do të ketë një vendim të ngjashëm si të dielën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME