Categories Politike

Rama mesazh Metës: Uroj që krisja mos të shkojë në thyerje

Kryeministri Edi Rama në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend theksoi se mes institucioneve ka një krisje kushtetuese, por sipas tij ai po mundohet që mos të shkojë në thyerje.

Sipas tij, kjo krizë është shkaktuar nga Presidenti Ilir Meta, i cili doli përtej kompetencave që i parashikon Kushtetuta, duke mosdrekretuar gjeneral Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

Më tej, numri një i qeverisë, i tha kreut të shtetit se duhet të punojmë të dyja palët ta ngjitur, pasi kjo krizë mund të shmanget.

“Ky është moment delikat se është vënë në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm uroj me gjithë zemër që kjo të mos bëhet një qëllim që shkon përtej dekretimit të Sandër Lleshit.

Unë e di shumë mirë që vendi ka parë shumë e shumë, kryeministra që talleshim me presidentët, apo i thoshin horr bulevardi, ka parë president që nuk mblidhnin këshillin e sigurisë se nuk u shkonin, apo që betoheshin me mustaqe e pastaj shërbenin të rruar.

Edhe ne kemi tonat, nuk jemi pa të sharë, krisja në këtë rast nuk është personale, as politike, por kushtetuese. Ne jemi këtu dhe do bëjmë çmos për ta ngjitur, uroj që të gjendet dhe nga ana e Presidentit dëshirën dhe durimin që të mos e çojë krisjen në thyerje, por është në të mirë të tij dhe të gjithëve që ta shmangim.

Nëse Kushtetusja nuk do të ishte në reformim, nuk do ishim përpara kësaj vështirësisë që sa është artificiale është edhe serioze, por fakti që mungon Kushtetuesja, që punohet ditën dhe natën për ta bllokuar reformën në drejtësi, nuk është mungesë e pakapërcyeshme për ne, duhet vetëm të kemi dëshirën për mirëkuptim dhe e kemi. Durimin për ti dhënë zgjidhjen në radhë të parë me mirëkuptim dhe e kemi, vendosmërinë për të arritur qëllimin, është baza e ekzistencës mbrojtja e kushtetutës dhe e kemi dhe mungesa e Kushtetueses është e kapërcyeshme.” – u shpreh kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME