Categories Lajme

Rama: Mjekët e rinj duhet të shërbejnë 5 vite për t’u pajisur me diplomë

Kryeministri Edi Rama ka thënë se studentët e mjekësisë të cilët këtë vit do të nisin sezonin shkollor, do u duhet 5 vite që të marrin diplomën pas përfundimit të studimeve.

Rama tha se çdo student që i mjekësisë që futet rishtaz, e ka të detyrueshme 5 vite pune në Shqipëri.

Kryeministri Rama pas mbledhjes së qeverisë: Në kushtet kur Gjermania dhe shtetet e tjera të pasura janë duke luftuar me demografinë e tyre, ne e kemi absolutisht të domosdoshme të ndërmarrim ketë hap, që është hapi më normal dhe hapi më i lehtë.

Që do të thotë çdo student i Mjekësisë që do hyjë në Universitetin e Mjekësisë do duhet të njihet me faktin që mjekësia studimet i ka aq sa janë dhe pastaj për t’u pajisur me diplomë duhen edhe 5 vjet në shërbim të këtij populli. Ndërkohë që për të gjithë ata që janë në proces, vitet janë më të ulëta, të përshkallëzuara, por është absolutisht zgjedha e tyre.

Ndërkohë që për ata që do hyjnë në vitin e 1 ka vetëm një zgjedhje. Ata që do duan të studiojnë mjekësi në universitetin publik do duhet të plotësojnë këtë kusht.

Nuk ndryshon asgjë në thelb të së drejtës dhe ushtrimit të profesionit por ama duhet të bëhet këtu, sepse për këtë paguan populli shqiptar taksa, nuk paguan që mjekët që formohen me tarifa simbolike dhe në universitet që mbahet nga taksat, të ikin që ditën e parë, ama patjetër që nuk u ndalet e drejta atyre që janë aktualisht në universitet që të lagohen nëse duhet të largohen, por për vitet e mbetura do duhet të paguajnë një tarifë tjetër që mbulon plotësisht kostot dhe nevojën që ka universiteti për të formësuar një student.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME