Categories Lajme

Rama mungoi sot në Parlament, Berisha: Shkoi me charter të vaksinohet në Abu Dhabi

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme mungoi në seancën plenare, e cila përkon me 1 vjetorin e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit 2019. Shkak i mungesës ka qenë axhenda e tij, ku Rama sëbashku me ministrin Ahmetaj kanë udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha ka zbuluar edhe qëllimin e kësaj vizite, e cila sipas tij lidhet me vaksinimin e Ramës kundër koronavirusit.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se Rama shpenzoi 200 mijë euro për të shkuar me charter në Emirate ku do të vaksinohet. Postimi i Berishës Edvin Hajduti niset me avion te veçante per ne Abu Dabi!

Miq, burime nga Rinasi informojne se sot Edvin Hajduti eshte nisur me avion ne dispozicion per ne Emirate te Bashkuara Arabe. Nuk dihet qellimi i ketij udhetimi te fshehte dhe pikërisht ne 1 vjetorin e termetit qe goditi rende vendin tone. Flitet se vaksinimi anti-covid mund te jete arsyeja kryesore e ketij udhetimi blic pasi thuhet se neser do kthehet ne Tirane.

Miq, pavaresisht nga arsyeja e ketij udhëtimi blic, une dënoj me ashpersine me te madhe perdorimin nga Edvin Hajduti te avionit ne dispozicion ne vend te linjave tregtare. Nje udhetim me avion te madh si ky i Edvinit ne dispozicion per ne Abu Dabi shkon te pakten 200 mije euro ne nje kohe kur ne spitalet covid vdesin te semure per mungese oksigjeni”, shkruan Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME