Categories Lajme

Rama ndan “medalje të arta” për ‘ekselentët’: Uroj që ju të vazhdoni në këtë rrugë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme “medalje të arta” për maturantët të cilët mbaruan gjimnazin me rezultate të shkëlqyera.

Gjatë konferencës së mbajtur ku ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Rama tha se kjo që nxënësit kishin arritur, do t’u shërbente që të mos kishin frikë në të ardhmen për të ëndërruar. Ai shtoi se përpara kishin një rrugë të gjatë me ëndrra të cilat mund të realizoheshin vetëm me përpjekje të mëdha dhe ndër të tjera falenderoi edhe prindërit e nxënësve për mbështetjen që u kishin dhënë gjatë rrugës së tyre.

Kryeministri Edi Rama shpërndan “medalje të arta” për gjimnazistët ekselentë:

Dua ta mbyll këtë fjalë të shkurtër duke falenderuar prindërit tuaj të cilët qofshin të kamur apo të varfër ndjej një respekt të madh për ta. Uroj që ju të vazhdoni në këtë rrugë dhe të shkoni akoma më lart por pa prindërit dhe mbështetjen e tyre ju nuk do ishit këtu sot. Kjo që keni arritur do ju shërbejë për të mos pasur asnjë frikë për ëndrrat më të mëdha të mundshme. Për ju të gjitha këto përpjekje të kurorëzuara me medalje të arta është prova se asgjë nuk është e pamundur nëse njeriu angazhohet për të realizuar dicka.

Ndërkohë që të gjithë shohin ëndrra me sy hapur, jo të gjithë janë në gjendje ti ndjekin ato sepse sa më të mëdha të jenë ëndrrat, aq më të mëdha do jenë përpjekjet dhe gëzimi dhe forca për të mos u dorëzuar se nuk ka një rrugë të drejtë ndaj një ëndrre por një rrugë plotë të papritura dhe të tatëpjeta.

E kanë sjellë herë pas here shembullin e Ermonela Jahos të cilët ju me siguri e keni dëgjuar sepse janë prototipe të të njëjtit shembuj të cilët kanë parë një ëndërr që të cilët mund t’I bëjë të qeshin dhe të tallen me ëndërrimtarin. Prindërit ishin shumë të shqetësuar për shëndetin e tij, natyrisht që ajo nuk dukej si ëndrra e pabazuar e një fëmije.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME