Categories Kuriozitete

E çuditshme por e vërtetë! Qeni më i pasur në botë që ka një aeroplan privat, shet vilën që dikur i takonte Madonnas

Gunther VI është qeni më i pasur në botë, dhe vjen nga një dinasti qensh që bënin një jetë hedoniste. Mediat botërore raportojnë se qeni gjerman po shet vilën me vlerë 31.75 milionë dollarë gjersa vlera totale e pasurisë që ai menaxhon është afërsisht gjysmë miliard dollarë.

Stafi i Guntherit që menaxhon pronën vendosi ta shesë vilën në Miami. Paraardhësi i Gunther e bleu vilën nga këngëtarja Madonna për 7.5 milionë dollarë dy dekada më parë. Sipas The Times të Londrës, Gunther VI. kënaqej duke fjetur në dhomën e gjumit të Madonnas.

Vila është e ndërtuar në stilin toskan dhe ka pamje nga oqeani, raporton dailymail. Arsyeja e shitjes së vilës ishte se çmimet e pasurive të paluajtshme ishin rritur ndjeshëm dhe për shkak të shumë pasurive të paluajtshme që zotëronte Gunther, nuk ishte problem shitja e kësaj vile.

Kjo shitje forcoi Fondin Gunther, i cili u krijua në vitin 1992, gjatë kohës së Gunther III. Atë vit, pronarja e saj, kontesha Karlotta Liebenstein, vdiq dhe ia la gjithçka qenit të saj, dhe më pas u zhvillua një dinasti e tërë qensh të pasur.

Guntherit aktual i pëlqen të udhëtojë nëpër botë me një aeroplan privat, ka kuzhinierin që kujdeset për ushqimin gjersa për mëngjes i shërbehen copat më të shijshme të mishit.

Një nga menaxheret e Fondacionit Gunther është Carla Riccitelli, e cila është përgjegjëse kryesisht për çështjen e pasurive të paluajtshme. Përveç pronës, fondacioni zotëron gjithashtu një ekip futbolli për meshkuj dhe një ekip noti për femra. Riccitelli shtoi se nuk është e lehtë për Gunther kur vjen tek ajo në Toskana, sepse ai duhet të merret me gjashtë macet e saj disi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME