Në mbledhjen e grupit të PS-së, Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për deputetin e PS-së, Rrahman Raja. Për këtë të fundit, kreu i qeverisë ka shprehur keqardhje, ku thotë se Raja ka djalin në burg dhe gruaja po lufton me jetën. Djali i deputetit Raja, është denoncuar nga Xhisiela Maloku për dhunë dhe përdhunim. Rexhep Raja ndodhet në burg por me veprën penale të ”përndjekjes”.
”Sot djali i një deputeti është në burg. Më vjen shumë keq për Rrahmanin. Se po kalon një moment tejet të vështirë pranë shtratit të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen dhe natyrisht edhe si baba. Me një djalë që është aty ku e meriton të jetë por kush është pjesë e kësaj familjeje politike e këtij grupi parlamentar ka marrë përsipër të jetë pjesë e të qenit ndryshe. Ne nuk jemi ëngjëj, nuk jemi të rënë nga qielli, të pagabueshëm, përkundrazi kemi të gjitha të metat e dobësitë tona por ne të lidhur me krimin”,-tha Rama.
