Categories Politike

Rama në Bruksel për të lobuar: Merkel takon sot Macron, po përpiqet për hapjen e negociatave (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është nisur në Bruksel për të lobuar për të pasur sa më shumë aleatë te vendet anëtare të BE-së për të hapur dritën jeshile për çeljen e negociatave pasnesër, kur do të zhvillohet mbledhja e liderëve të BE-së.

Kreu i qeverisë shqiptare thotë se do të takohet me kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste në Bruksel në një format në funksion të nevojës për të pasur sa më shumë aleatë. Rama thotë se nuk është as pesimist dhe as optimist, por shpreson deri në fund, ndërsa Merkel po përpiqet për të bindur Francën për hapjen e negociatave.

Sot, Kancelaria gjermane dhe Presidenti i Francës takohen në Tuluz, në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive.

Një nga temat do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit Europian pasnesër, ku do të mbahet edhe qëndrimi përfundimtarë i Bashkimit Europian lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kancelaria Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivisht për një “PO” për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron dhe i Francës nuk përkon, për momentin të paktën, me atë të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare.

Nuk jam as optimist, as pesimist për rezultatin e këtij procesi, por me realizëm gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë “PO”-në e merituar dhe më e mbështetur se sot, me thënë të drejtën, Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces.

Pak, por e sigurt është se edhe Franca e njeh dhe e vlerëson progresin e bërë, ashtu sikundër kërkon sot, shumë më tepër nga BE-ja, sesa Shqipëria apo Maqedonia e Veriut.

Tani po nisem për në Bruksel, sëbashku me Kryeministrin Zaev, për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste të BE-së në një format të krijuar enkas nga Partia Socialiste Europiane në funksion të nevojës që kemi sot, për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme. Do të komunikojmë shpejt, përsëri” tha Rama.

E ndërsa ministrat e Jashtëm nuk ranë dakord për të dalë me një qëndrim unanim për hapjen e negociatave, vendimi final u takon liderëve të BE-së që do të mblidhet nesër dhe pasnesër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME