Categories Politike

Rama në Bruksel, takim me presidenten e KE-së: Përkushtim domethënës për të mbështetur Rindërtimin

Përgatitjet për Konferencën e Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt nën kujdesin e Ursula von der Leyen ishin në fokus të darkës së punës në Bruksel mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së KE-së.

“Faleminderit Presidentes së Komisionit Europian për bashkëbisedimin e shkëlqyer që sapo zhvilluam, e për përkushtimin e saj domethënës për të mbështetur Rindërtimin”, u shpreh kryeministri Rama pas takimit.

Me herët ai e njoftoi këtë takim duke nënvizuar edhe fokusin te përgatitjet për Konferencën e Donatorëve.

“Pas pak në një darkë pune me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Tema dihet: Përgatitjet për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e Presidentes von der Leyen”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku takohet me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndërsa në cilësinë e Kryetarit të OSBE-së, ai do të takohet nesër me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut.

Mbështetja për Shqipërinë për Programin e Rindërtimit pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor ka qenë javët e fundit në fokus të takimeve të kryeministrit Edi Rama me përfaqësuesit më të lartë të vendeve të Bashkimit Europian.

Kryeministri Rama ka vizituar së fundmi Italinë dhe Gjermaninë dhe në takimet me zyrtarët më të lartë të këtyre shteteve ka diskutuar Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME