Categories Lajme

Rama në Durrës: Pallatet e reja kanë qëndruar, u dëmtuan godinat e ndërtuara me hekurat e bunkerëve

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot ndërtesat e dëmtuara në zonën e plazhit, Durrës, ku ka nisur prishja e kontrolluar e shumë prej tyre dhe largimi i rrënojave.

Kryeministri pa nga afër prishjen e hotel “Vila Verde”, ndërsa theksoi se “gjithë çorodia që kanë krijuar këta analistë është sikur kjo është historia e lejeve të pallateve të reja”.

Në fakt, tha Rama, pallatet e reja kanë qëndruar dhe këto janë histori të godinave që janë ndërtuar “shto ujë e shto miell” në kohën e rrumpallës dhe ky është rezultati. “Godina të ndërtuara me hekurat e bunkerëve”, tha ai.

Kryeministri theksoi se “janë rreth 25 shtëpi që nuk bëhen më dhe duhen shembur dhe pastruar të gjitha, ndërsa në pjesën më të madhe duhen riparime që të mos ketë rrezik”.

Rama iu përgjigj po ashtu edhe interesimit të gazetarëve në terren kur deklaroi se “ajo që nuk është normale është ajo që bëjnë ata që ju çojnë juve në terren”.

“Ju duhet të jepni sa më shumë energji pozitive. Ju jeni heronj që rrini në terren. Ata që ju drejtojnë me telefon nga redaksitë duhet të kuptojnë se njerëzit janë të tmerruar dhe një nga gjeneratorët e tmerrit janë ekranet e televizionit”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “nuk ka rënë bomba në çdo shtëpi, ka shtëpi ku ka rënë bomba dhe ne do t’i shembim, ashtu sikurse ka shumë të tjera që janë të riparueshme”.

“Ju (media) nuk duhet të lini rast pa ia përsëritur njerëzve që nuk ka rëndësi fare nëse është çarë apo jo muri, por ka rëndësi nëse janë prekur apo jo kolonat. Ndaj ne kemi angazhuar gjithë këtë rrjet ndërkombëtar sepse duam që njerëzit ta kenë me dy vula rezultatin që të kenë besim të plotë te kjo. Por media nëse nuk na ndihmon, të mos na e bëjë punën më të vështirë”, tha Rama.

Kryeministri takoi po ashtu edhe një banor që u nxorr nga rrënojat e “Mira Mare” dhe tani është mirë. “Ajo që nuk të vret, të forcon”, iu drejtua Rama tij.

Në përfundim, Kryeministri takoi edhe grupet e vlerësimit të dëmeve në terren, nga Franca dhe Greqia, të cilët i falënderoi me mirënjohje për punën që po bëjnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME