Categories Lajme

Rama në hapësirë, Malaj: S’ka nevojë që Shqipëria plehrat e bashkive t’i shikojë me satelitë

Eksperti i Ekonomisë Arben Malaj, është shprehur se lajmi për krizën energjetike që dha Kryeministri Edi Rama ishte jashtë kritereve minimale të komunikimit publik.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Malaj tha se Kryeministri ose Presidenti nuk është për krijuar panik, por për të qetësuar dhe për të krijuar besim tek qytetarët.

Arben Malaj: Kur kryeministri deklaroi se po na pret një luftë e tretë më e madhe tërmeti, është jashtë kritereve minimale të komunikimit publik. Asnjë Kryeministër, as President nuk është për të krijuar panik, është për të krijuar besim në raste të tilla.

Në raste kur krijohet panik qytetarët harxhojnë më pak, investojnë më pak dhe ekonomia ngec. Kështu që argumentimi i Kryeministrit se shqiptarët janë më të lumtur se kanë depozita në bankë, për ne si studiues, ku njerëzit harxhojnë më pak para mendojnë një ditë më të keqe.

Më tej shton se qeveria është e papërgjegjshme me borxhin që i ka shkaktuar Shqipërisë.

Arben Malaj: Shqetësimi sot në botë është se përse paratë futen në bankë, depozituesit nuk marrin asnjë të ardhur dhe këto para në kushte të lira i marrin bizneset dhe qeveria. Qeveria duke pasur kosto të ulët për borxhin bëhet e papargjegjshme për borxhin e shkaktuar.  

Në lidhje me deklaratën e Ramës që bëri pak ditë më parë se do çoj dy satelitë në hapësirë, Malaj ka ironizuar duke thënë se Shqipërisë nuk i duhen satelitët që të shikojë nga lart plehrat e që mbledhin Bashkitë.

Arben Malaj: Ku është vendimi që Shqipëria është gati për satelitë, ku janë institucionet që paguhen nga taksat shqiptare. Kush e bëri këtë propozim, çfarë kostoje ka, si mbulohen kosto. A mundet ne që të çojmë satelitë dhe të mbajmë satelitë?  Fakti që nuk ka transparencë, nuk ka një strategji, nga vjen gjithë kjo mospërfillje për shkencëtarët  e vendit tënd, ndaj ekonomistë të venit tënd. S’ka nevojë Shqipëria që plehrat e bashkive t’i shikojë me satelitë nga lart. Shqipëria ka një satelit, ka platformën sociale JOQ, jepu atyre ca lekë, dhe çdo problematikë e gjen aty.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME