Categories Lajme

Rama në konferencë me Scholz: Të liberalizohen vizat për Kosovën

Kryeministri Edi Rama kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën, në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Berlin.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal në një sërë çështjesh, por theksoi se Gjermania duhet të përmbushë pjesën e saj për lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës.

Rama sqaroi po ashtu në prani në kancelarit gjerman, se “Ballkani i Hapur” nuk është gjë tjetër, veçse siç thotë ai përpjekje për të jetësuar procesin e Berlinit. Kreu i qeverisë, u ndal edhe tek procesi i integrimit në BE, ndërsa tha se presin përgjigje pozitive në qershor.

Lidhur me konfliktin në Ukrainë, Rama tha se njëzëri me BE-në, dënojnë agresionin ushtarak të Rusisë, duke bërë thirrje që lufta të përfundojë sa më parë.

“Është kënaqësi të merrja ftesën tuaj dhe të ritakoheshim. Jam shumë i inkurajuar nga biseda me kancelarin sepse gjeta një gatishmëri jashtëzakonisht inkurajuese të tij dhe të Gjermanisë që emër të tij për të shtyrë me më shumë vendosmëri përpara procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Duke filluar nga përmbushja e një faze të procesit që shpresojmë të ndodhë në Këshillin e ardhshëm të muajit qershor. E çmojmë shumë konsideratën e Qeverisë Federale, për progresin që ne kemi bërë , por jemi të vetëdijshëm që kemi ende shumë për të bërë në të gjitha drejtimet. Jemi të vendosur që ti bëjmë të gjitha ato që duhen bërë.  

Së dyti, ne jemi tërësisht 100% në një linjë me kancelarin, sikundër i gjithë BE NË Raport me agresionin rus mbi Ukrainën. I dënojmë njëzëri krimet mizore dhe njëzëri kërkojmë një armëpushim sa më të shpejtë dhe negociata sa më të vërteta për të çuar në përfundimin e këtij kaluari që po shkatërron jetën e miliona njerëzve.

Së treti, në bisedat me kancelarin, patjetër që ishte shumë e mirëpritur nga ana ime, qëndrimi i tij dhe shprehja e dëshirës për t’i dhënë një impuls të ri procesit të Berlinit. Është një proces që e ka të nevojshëm një impuls të ri, për shkak të ngadalësimit.

Nga ana tjetër e informova kancelarin edhe për Ballkanin e Hapur që nuk është asgjë tjetër veçse përpjekje për ta jetësuar procesin e Berlinit. Përfshirja e të gjitha vendeve për katër liritë e BE është gjëja e duhur për të garantuar, paqen dhe të ardhmen.

Së fundmi për sa i përket marrëdhënieve bilaterale ato janë të shkëlqyera. Unë shpresoj shumë që Gjermania përveçse të bëjë pjesën e saj të përmbushë në nivelin e BE edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovë”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME