Categories Lajme

Rama: Në mandatin e 3 do rrisim pagën minimale

Paga ishte një tjetër pikë diskutimi nga kryeministri Edi Rama, në Lezhë. Kreu i qeverisë tha se paga minimale në Shqipëri është rritur, por kjo nuk mjafton, duke premtuar se gjqtë mandatit të 3 do rritet, që sipas tij është është pjesë e planit të veprimit 2021-2025.  “Paga minimale 300 mijë lekë akoma është shumë pak në raport me nevojat e njerëzve që punojnë rregullisht.

Unë nuk e shoh të rrezikshme për investimet, sepse kjo do të shkojë gradualisht me ndryshimi e qasjes së vetë sipërmarrësve në Shqipëri që duhet të orientohen më shumë për mënyrën se si investojnë. Por nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por do ta rrisim më shumë dhe nuk e shoh si rrezik për ardhjen e investitorëve të huaj në Shqipëri.

Në mandatin e tretë ne duam ta rrisim më tutje, këtë do ta themi në planin tonë të veprimit të 2021-2025. Ne nuk po premtojmë për të fituar, nuk jemi në 2013, nuk jemi një parti që pas 8 vjetësh në një proces riorganizimi kthehet për të marrë detyrë. Ne jemi në proces qeverisës dhe nuk mund të bëjmë një program elektoral tipik, por jemi në gjendje t’i themi njerëzve kush është plani ynë i veprimit dhe se çfarëdo të bëjmë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME