Categories Lajme

Rama në Rrubjekë: Brenda vitit 2020 të gjitha familjet e dëmtuara në fshat me shtëpi të reja

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Rrubjekë të  Shijakut ku premtoi se “së shpejti do të nisë ndërtimi i shtëpive të reja dhe brenda vitit 2020, të gjitha familjet e dëmtuara të fshatit do të jenë në shtëpi të reja”. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana, Kryeministri Rama pa nga afër çadrat e posaçme dimërore që janë vendosur për familjet në fshat, që e kanë të pamundur për shkak të punës me tokën e të gjësë së gjallë të shpërngulen në shtëpitë me qira. Kryeministri i kërkoi kryebashkiakut që të veprojë me shpejtësi për të plotësuar të gjithë banorët në fshat me çadra dimërore dhe të sistemohen në banesa me qira të gjithë banorët e tjerë.

Në një takim me një familje në këtë fshat, Rama u kërkoi atyre të bëjnë durim, ndërsa i siguroi se shtëpia do të ndërtohet e re dhe më e mirë sa e kishin. Po ashtu, kryeministri u kërkoi banorëve të cilët u janë dëmtuar shtëpitë që të shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të banesave të reja pranë njëra-tjetrës, në mënyrë që edhe të sigurohet një zgjidhje më e mirë se më parë. “Shikoni mundësinë nëse vini këtu afër me shtëpi, bëhen kompensime dhe punohet e gjitha si bllok banesash, por duhet të merrni seriozisht. Kjo na jep një zgjidhje shumë të mirë. Tërmetin nuk e kemi në dorë, por kemi në dorë që të dalim më mirë se sa ishim para tërmetit”, tha Rama. Kryeministri siguroi banorët që “do të bëjmë maksimumin që t’i bëjmë banesat sa më shpejt”. /j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME