Categories Lajme

Rama në shtëpitë e rindërtuara në Farkë

Batuta me banorët që përfitojnë banesat e reja Kryeministri Edi Rama zgjodhi që këtë të martë të ishte pranë familjeve Fusha dhe Zguri nga fshati Farkë e Madhe, teksa futeshin për herë të parë në banesat e reja. Në këtë zonë të Farkës deri tani, janë rindërtuar nga e para 126 shtëpi pas dëmeve që la në to tërmeti i Nëntorit. Mes të qeshurash u shoqërua biseda e kryeministrit me një student të arteve, teksa ky i fundit i shprehu falenderimin për punën e bërë, edhe pse në bindje ishte i djathtë.

Studenti: Ne kemi qenë gjithmonë krah politik i djathtë, ti na ke bo nder
Edi Rama: Ça deshe djathtas ti pash nderin, ku e di ti ça është e majta – e djatha, di vetëm këmbët me lujt futboll
Student: Unë jam skulptor, një nivel më lart se ti

Batutat, Rama, nuk i kurseu as me banorët e tjerë të Farkës, sidomos kur biseda devijonte drejt ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas vlerësimeve të bëra deri më tani nga Bashkia e Tiranës, numri i shtëpive individuale që do të rindërtohen e tejkalon numrin 2000.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME