Categories Lajme

Rama në Vorë: Aty ku frika e shkaktuar nga të krisurat e disa pallateve të vjetra, ka mbledhur në një kamp “të vogël” disa dhjetra familje

Kryeministri Edi Rama ka vizituar mbrëmjen e sotme disa familje në Vorë të cilët provizorisht janë strehuar në një kamp i ngritur me mbështetjen e skuadrave të emergjencave civile, të ardhura nga Italia. Rama u tha banorëve se në fund të janarit dhe në fillim të  shkurtit do kenë shtëpitë e tyre. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e informoi kryeministrin në lidhje me çadrat e ngritura për banorët e dëmtuar nga tërmeti në Lezhë.

“Çadrat që po ngremë sot janë të parametrave europiane kanë dhe shenjën e BE dhe përdoren në raste tërmetesh, raste përmbytjesh. Janë të pa kalueshme nga ujë apo çdo lloj problematike tjetër që mund të ketë moti, meqenëse shikohet se në ditët në vazhdim mund të ketë mot më të përkeqësuar”, tha ajo.

Balluku shtoi se “këtu synojmë të akomodojmë rreth 200 persona. Kemi krijuar një listë prioritare. Kërkojmë të akomodojmë 200 apo më shumë persona. Ndërkohë kemi ngritur një tendë përsa i përket shërbimit shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë edhe këtu ka ngritur njësinë e saj për të patur shërbim gjatë 24 orë. Jemi duke lidhur elektricitetin në çdo çadër”, shpjegon Balluku

Rama tha se “këto çadra i kemi sjellë nga Italia, janë të standardeve të Bashkimit Europian. Janë siç edhe e shikoni me elektricitet, janë çadra që të mbrojnë nga i ftohti, nuk janë shtëpi, por me të gjitha komoditetet”.

Më tej, Rama shtoi se “Vora është një zonë që e kemi problem se nuk është një zonë si e Durrësit dhe e Laçit apo e Thumanës që i që i çojmë njerëzit në hotele në bregdet. Këtu njerëz që janë në punë dhe duhet të qëndrojnë pranë zonës së banuar edhe që faktikisht nuk është se jemi në kushtet e një shkatërrimi, por jemi në kushtet e një frike të madhe. Prandaj qetësohuni”

Duke biseduar me një grua shtatzënë, Rama i premtoi se nga fundi i muajit janari dhe fillimi i muajit shkurt kur bebi të vijë jetë, “do të të sjellë llokumet te shtëpia e re”.

Kryeministri Rama tha se për të moshuarit, gjatë ditëve që do të rrinë në çadër do t’u sigurohen ilaçet.

Në bashkëbisedim me një qytetarë, Rama tha “nëse të moshuarit kanë nevojë për ilaçe ilaçet dua sjellim ne. Do bëjmë një listë për ilaçe dhe do ua sjellim. Ato ilaçe që ke pijë në shtëpi. Vetëm shikoni datën e skadencës se thonë i helmoi Edi Rama. “Tani po flenë ata por do zgjohen”.

Një tjetër qytetare i shprehu shqetësimin kryeministrit për pallatin e dëmtuar, së cilës Rama i tha se ekspertët do të bëjnë verifikimet  dhe nëse është e domosdoshme do të bëhet ndërhyrje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME