Categories Lajme

Rama: Nëse rastet vazhdojnë të rriten, vendi “mbyllet”

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për rikthimin e mundshëm të masave shtrënguese, në kushtet ku prej dy ditësh, numri i të infektuarve me koronavirus ka qenë në numra dyshifrorë (dy ditët e fundit janë konfirmuar 36 vetë). Rama: Po hapemi dhe po i ekspozohemi natyrshëm rrezikut të infektimit. Siç e keni parë nga informacionet e Ministrisë së Shëndetësisë… numrat po lëvizin. Jemi të vetëdijshëm që numrat lëvizin sepse rritet ekspozimi, por nëse lëvizja e numrave nëse do të vazhdojë të jetë kështu, atëherë do të jetë një problem.

Në këtë fazë, secili prej nesh e secili prej jush, sjella do të jetë vendimtare. Kjo nuk është më një çështje e task forcave, e policisë, e kontrolleve apo e kornizës ligjore, por më së shumti çështje e vetëdijes dhe kontributit qytetar. Është patriotizëm të mbrosh shëndetin tënd dhe të të tjerëve, sepse nëse ti infektohesh, jo vetëm dëmton veten por edhe të tjerët.

Rama theksoi se nga e hëna e ardhshme, ekspozimi do të jetë shumë i madh. Rama: Nuk e hapim dot transportin publik. Hiq baret e restorantet në mjedise të mbyllura, palestrat, teatrot, e të tilla ambiente të mbyllura, të gjitha të tjerat janë do të jenë të hapura të hënën. Çka do të thotë se ekspozimi do të jetë shumë i madh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME