Categories Politike

Rama nga Kamza: Asnjë frikë për të hyrë në banesat e inspektuara

/ATSH/ – Vetëm pak pallate edhe shtëpi të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit janë të pariparueshme. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Rama nga Kamza, ku bashkë me kreun e bashkisë Rakip Suli bashkëbiseduan me banorët.

“Janë një pjesë pallatesh që janë të vjetra, me çati, që kanë problematikë të mbartur në vite edhe nga lagështira por rrezik shembje nuk kanë si strukturë. Këtu janë rreth 15-20 pallate ndërsa në këtë kompleks janë 6”, – tha kreu i bashkisë së Kamzës. Kryeministri Rama u tha banorëve se më e keqja kaloi dhe se e rëndësishme është që nuk ka rrezik.

“Do bëjmë inspektimet e të ndajmë kush do prishet, kush duhet riparuar. Shumica janë për tu riparuar por një pjesë do prishen për tu bërë të reja. Me këtë rast do bëhet dhe rehabilitimi i zonës.”, – u tha Rama banorëve të Kamzës.

Para se të largohej për në Durrës, Kryeministri i rekomandoi banorëve: “shikoni sa më pak televizor këto ditë po patët mundësi dhe të paktën shmangni debatet e mbrëmjes, ku pjesën më të madhe të kohës flitet përçart”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME