Categories Lajme

Rama nga Londra: Fola për tërmetin me Trump, Merkel, Macron dhe shumë të tjerë

Samitin e NATO-s në Londër, kryeministri Edi Rama, tha se e ka shfrytëzuar për të kërkuar ndihmë konkrete për vendin pas situatës që ka krijuar tërmeti i fortë i 26 nëntorit.

Për mua ky ishte objektivi kryesor i gjithë këtij samiti dhe u ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin jo vetëm në dijeni por edhe të intresuar të dinin më shumë. Bëra bisedë të gjatë me presidentin e Francës, kancelaren, kryeministrin e Hollandës dhe sërë liderësh të tjerë, kryeministrja e Danimarkës ka qenë jashtëzakonisht e përfshire dhe e interesuar, kryeministri Conte, i Kanadasë, Erdogan, me presidentin Trump kemi folur, qëllimi është të orgaanizojmë një konference të madhe donatorësh. Reagimet e para kanë pozitive por do punojmë intensivisht”.

I pyetur nëse ka folur për integrimin në këtë takim, Rama u përgjigj si më poshtë:

Fokusi ka qenë në këtë temë, ka pasur edhe elementë të tjerë në bisedë për ecurinë e procesit të brendshëm në BE, si do shkojë diskutimi mbi dokumentin e paraqitur nga Franca për ndryshim të metodologjisë, por kam qenë i fokuduar tek kjo cështje, por vendi do vazhdojë të bëjë të njëjtat gjëra edhe sikur të ishin hapur negociatat. Përtej dallimeve e kundërshtive në procesin e negociatave Europa është e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve. Ju kemi vënë në dispozicion dokumente, informacioni në Bruksel ka arritur, se kemi parë shumë ndihmë”.

I pyetur se çfarë nënkupton thirrja për bashkêpunim ndaj Lulzim Bashës, kryeministri Rama tha:

Gjënë më normale në botë, s’ka asnjë sens që të vazhdojë historia me deklarata në distancë kur ne të gjithë jemi jo vetëm të goditur nga e njëjta tragjedi por nga ana tjetër të gjithë jemi në në nevojë për të ndërtuar catinë e një shtëpie më të madhe se shtëpia e politikës, që është shtëpia e Shqipërisë”. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME