Categories Lajme

Rama nga Saranda: Gjërat do të ndryshojnë jashtëzakonisht shumë për Dibrën, “Rruga e Arbrit në hapat e fundit”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Rruga e Arbrit është në hapat e fundit dhe do të realizohet brenda këtij viti pa diskutim dhe ndoshta në një kohë para afatit dhe atëherë do të ndryshojnë jashtëzakonisht shumë gjëra për Dibrën.

Kryeministri Rama zhvilloi sot një bisede telefonike nga Saranda, ku po vijon takimet elektorale, me Dionis Imeraj, kandidat i PS-së në qarkun e Dibrës, ku u shpreh se “veç rrugës së Arbrit sigurisht ne kemi shumë punë për të bërë edhe brenda në Dibër”. Ndërsa u interesua për mbarëvajtjen e fushatës elektorale në Dibër, Rama kërkoi që të vendosen kontakte me të gjithë njerëzit.

“Porosit edhe të tjerët që me njerëzit duhet shumë, shumë komunikim kudo. Duhen pranuar me shumë modesti dhe me shumë vetëdije gjërat që nuk shkojnë. Ju kam thënë dhe më ra goja, pakënaqësitë, mërzitë janë legjitime. Njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë më shumë.

Ne kemi bërë sa kemi mundur jo sa kemi dashur, se po të mundnim më shumë se linim pa bërë. Edhe gabime nuk diskutohet që janë bërë, por e rëndësishme është se fokusin e kemi, këmbënguljen e kemi, durimin e kemi edhe padiskutim karakterin. Kështu që duhet të fokusohemi te njerëzit”, tha Rama.

“Ai azilanti i Kamzës çfarë bën ai, apo vatra COVID edhe ai nëpër klube”, tha Rama, duke pyetur për Xhelil Mziun kandidatin e PD-së në këtë qark. “Ai nuk ka bërë as vaksinën dhe nëpër klube po na infekton njerëzit. Ai infekton e ne duhet t’i shërojmë, kështu vajti kjo punë”, tha Imeraj.

Ai informoi se edhe takimet në Mat dhe Bulqizë po shkojnë shumë mirë dhe ka një frymë shumë pozitive te njerëzit. Kam besim absolut se do ta mbyllim me shumë sukses”, tha ai.

“Po kjo partia e kontrollorëve ajrorë si shkon kjo?”, pyeti Rama duke iu referuar LSI-së, ndërkohë që Imeraj tha se “nuk është asgjëkundi, dalin nëpër terren por pothuajse ka humbur fare dita-ditës”. “Ai emigranti profesionist si është? Ai me fushatën laburiste”, tha Rama, duke pyetur për Lavdrim Krashin, i cili kryeson listën e PS-së në Dibër. Ndërkohë, Kryeministri informoi se do të jetë në Dibër në datën 13 prill

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME