Categories Lajme

Rama niset sot drejt Parisit me ftesë të Macron, merr pjesë në Forumin e Paqes

Kryeministri Edi Rama do të niset dot drejt Francës me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron. Vetë Rama kishte paralajmëruar që do të jetë në Paris dhe do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili do të zhvillohet më 10 dhe 11 nëntor. Pjesë e diskutimeve në forum do të jetë edhe lufta në Lindjen e Mesme, ku do të flitet mbi mënyrat për rivendosjen e paqes.

Kreu i qeverisë nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme parlamentare, po ashtu nuk do të marrë pjesë as në prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023.

Po ashtu në Francë do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

Forumi i Gjashtë i Paqes në Paris ku do të marrë pjesë edhe Rama do të mbahet në Paris më 10 dhe 11 Nëntor 2023.

Ai do të bashkojë të gjithë aktorët e qeverisjes globale, të cilët kanë ecur edhe një herë përpara për të rënë dakord për zgjidhje efektive kolektive për sfidat e shekullit të 21-të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME