Categories Lajme

Rama njofton shtyrjen e Kongresit të Partisë Socialiste: Duke parë shifrat e infektimeve, vendosëm që…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar shtyrjen e Kongresit të Partisë Socialiste, i cili ishte planifikuar për datën 29 janar. Gjatë fjalës së mbajtur përballë grupit parlamentar, Rama theksoi se vendimi për shtyrjen vjen si pasojë e rritjes së shifrave të infektimeve.

Gjithashtu numri 1 i PS-së këshilloi deputetët e vet që të punojnë për shtrirjen në komunitet të Këshillimit Kombëtar, me qëllim marrjen e përgjigjeve nga qytetarët, dhe diskutimin e rezultateve të pyetësorit në Kongresin e PS-së që pritet të mbahet në mars ose në prill.

“I japim një mesazh njerëzve për të zgjidhur problemet që ne nuk i zgjidhim dot kurrë vetëm. Kërkoj që të angazhohemi të gjithë bashkë në çdo komunnitet, për Këshillimin Kombëtar.

Mes javës së fundit të Marsit dhe javës së parë të Prillit mund të përfundojë dhe dalja e rezultateve të Këshillimit Kombëtar. Duke parë shifrat e infektimeve, vendosëm që të shtyjmë nga data 29 janar për në mars apo prill Kongresin e Partisë Socialiste. Do të ishte vlerë e shtuar nëse në diskutimet e Kongresit Kombëtar të përfshiheshin dhe rezultatet e Këshillimit Kombëtar”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME